HTC 10 në detaje: Ekran 5.2 inç Quad HD dhe kamer 12 “UltraPixel”

Publikuar më: 12-04-2016

DSC09135-980x655Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, HTC prezantoi HTC 10. Ky telefon është shpresa e vetme e kompanisë në betejën ndaj Samsung, LG dhe Apple.

Pikërisht kjo është përpjekja e fundit e HTC-së për të shpëtuar biznesin e telefonëve me atë që e quan “Fuqia e 10-tës”. Me fjalë të tjera kompania pretendon, ashtu siç çdo rival tjetër, që telefoni i saj më i mirë ofron më shumë sesa thjeshtë dizajn metalik, kamër të re dhe performancë të shtuar.

Video prezantimi i telefonit u publikua në internet vetëm një ditë përpara zyrtarizimit. Kompania thotë se telefoni është testuar në temperatura ekstreme që variaojnë nga -20 gradë celsius në 60 gradë celsius për ti shtuar edhe 10,000 rënie nga lartësia.

DSC09183-980x655Kamera është “e para në botë me stabilizim optik dhe hapje f/1.8 të lentes” pretendon HTC. Ka një sensor prej 12 “Ultra Piksel” ku madhësia e secilit prej pikselave është 1.55um. Kamera shoqërohet nga një autofokus me lazer dhe dritë led. Formati RAW gjithashtu është një tjetër karakteristikë e kësaj kamere.

HTC-ja vijon më tej duke e prezantuar telefonin si të parin me regjistrimin audio 24-bit HD duke kapur 256 herë më shumë detaje sesa regjistruesit standartë. Sigurisht që HTC 10 nuk kanë sesi i mungojnë bokset BoomSound.

Po performanca? HTC thotë se ekrani është 30 % i shkëlqyeshëm dhe 50 % më i përgjigjshëm ndaj prekjeve sesa paraardhësi. Sipas kompanisë skaneri i shenjave të gishtërnjve reagon në vetëm 0.2 sekonda.

DSC09162-980x655E fundit, HTC ka krijuar një ndërfaqe të stilit të lirë e cila do të thotë se përdoruesit nuk janë të detyruar të organizojnë aplikacionet në rrjet. Ja specifikat e harduerit të HTC 10:

  • Ekrani: 5.2 inç, Quad HD 2560×1440
  • Proçesori: Qualcomm Snapdragon 820
  • Sistemi operativ: Android 6.0
  • Memorja: 4GB RAM, 32/64GB memorje e brendshme + microSD deri në 2TB
  • Kamera e pasme: 12 Ultra Pixel (1.55um) me hapje f/1.8
  • Kamera frontale: 5 megapiksel (1.34 microm) me hapje f/1.8
  • Konektiviteti: USB-C, NFC, Bluetooth 4.0, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, LTE
  • Bateria: 3,000 mAh

HTC 10 do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: Gri, Argjendtë, Artë dhe Kuqrremtë. Mund të porositet që në këtë moment por që nuk del në shitje përpara muajit Maj. Kostoja e tij do të arrijë në 700 dollar. (PCWorld Albanian)

DSC09174-980x655

HTC 10 në detaje: Ekran 5.2 inç Quad HD dhe kamer 12 “UltraPixel”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)