HTC 10: I aftë të matet me më të mirën e Samsung

Publikuar më: 14-05-2016

2100HTC-ja, dikur një kampion në tregun e telefonëve inteligjente, ka çaluar vitet e fundit me produkte të cilat linin për të dëshiruar në shumë aspekte. Por në 10 vjetorin e themelimit të kompanisë, a ja ka arritur HTC të thyejë tabutë e së kaluarës me HTC 10?

Metal prapa, Xham përpara

Ndërtimi i pjesës së pasme të HTC 10 është ai që mund të prisni nga çdo telefon i rangut të lartë karakterizuar nga një trup alumini me skaje të lëmuara që variojnë nga 3 mm deri në 9 mm trashësi duke të dhënë ndjesinë e një telefoni shumë më të hollë sesa duket.

Pjesa frontale është e gjitha e zhytur në xham e cila përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve në fund dhe një kamër selfie në krye. Ato që mungojnë janë bokset frontale dhe logoja HTC prezente në modelet One M7, M8 dhe M9. Skaneri i shenjave të gishtërinjve kryen funksionin edhe një butoni “Home”.

2100 (1)HTC 10 peshon 161 gram dhe është 9 mm i trashë në pikën më të thellë duke e bërë kështu një telefon me të vërtetë të rëndë dhe trashë. Google Nexue 5X dhe Samsung Galaxy S7 kanë një trashësi prej 7.9 mm dhe peshojnë 136 gram dhe 152 gram respektivisht. Telefoni është solid dhe i ndërtuar mirë por që i mungon ajo ndjesia e luksit të One M8.

Ekrani 5.2 inç quad HD LCD është i pastër dhe i thellë por i paaftë të matet me ekranin OLED të Galaxy S7-tës.

Specifikat

  • Ekrani: 5.2 inç full quad HD LCD 564ppi
  • Proçesori: katër bërthamësh Snapdragon 820
  • RAM-i: 4GB RAM
  • Memorja e brendshme: 32GB + microSD
  • Sistemi Operativ: Android 6.0 me HTC Sense
  • Kamera: 12 Ultra Pixel e pasme dhe 5 megapiksel frontale, që të dyja me stabilizim optik
  • Konektiviteti: LTE, Wi-Fiac, NFC, Bluetooth 4.2, USB-C dhe GPS
  • Përmasat: 145.9 x 71.9 x 9 mm
  • Pesha: 161 gram

2100 (2)Fuqi pa nxehtësi

HTC 10 fuqizohet nga proçesori më i fundit i Qualcomm, Snapdragon 820-ta, i cili është ndër njësitë më të fuqishme të përpunimit të të dhënave aktualisht në paisjet mobile. Është i aftë të përballojë që nga lojërat me grafikat më intensive tek manipulimi i imazheve me aplikacione editimi. Telefoni përmban edhe 4GB RAM duke ndihmuar jashtzakonisht shumë në punën me disa aplikacione.

Çuditërisht telefoni nxehet gjatë shkarkimit të aplikacioneve por në terësi është shumë më i ftohtë sesa modeli i vitit të kaluar me proçesorin problematik Snpadragon 810. Jetëgjatësia e baterisë është solide por larg pritshmërive. Mund të përballojë deri në 32 orë gjendje pune ndërsa teknologjia e ngarkimit të shpejtë do të thotë se brenda 1 ore bateria është në 100 % me karikuesin e duhur.

2100 (3)HTC Sense 8.0

Ashtu si çdo prodhues tjetër telefonësh Android përveç Google, edhe HTC-ja modifikon eksperiencën e Android-it të cilin e quan Sense. Modeli 10 vjen me versionin 8 të HTC Sense bazuar në Android 6.0 Marshmallow.

Ngjan dhe sillet si në çdo telefon tjetër inteligjent HTC pa ndonjë ndryshim radikal krahasuar me eksperiencën standarte të Android. Shtesa më e prekshme është ofruesi i lajmeve HTC Blinkfeed i cili mund të përdoret nga paneli i majtë i ekranit.

Ikonat e shfaqura nga menuja mund të përshtaten përtej një rrjeti 4 x 4 dhe përdoruesit do të kenë mundësi të rrisin edhe madhësinë e tyre. Gjithashtu ekziston mbështetja e plotë për temat e ekraneve qëndrore.

Në vija të përgjithshme, me HTC Sense 8.0, kompania tajvaneze më shumë ka bërë hapa prapa sesa para. Hapja e aplikacioneve, kalimi nga një aplikacion tek tjetri dhe çdo gjë tjetër është një eksperiencë relativisht e shpejtë.

2100 (4)Skaneri i shenjave të gishtërinjve

HTC 10 bart një skaner të shenjave të gishtërinjve i cili kryen edhe funksionet e një butoni qëndror që mund ta gjeni në shumë telefonë inteligjentë të ditëve të sotme. Është paksa problematik nëse doni të qaseni në telefonin tuaj me duar të papastra, por në rastin kur gishtërinjtë janë të pastër, skaneri ka një saktësi 100 %.

Mbase jo më i mirë se ai që gjendet në telefonët Nexus të Google por ngelet ndër më të mirët.

Kamera

Gjithnjë HTC-ja ka prodhuar kamera telefonësh inteligjentë mjaft interesantë por që në fund kanë rezultuar zhgënjyes. Kamera e HTC 10 është këtu për ta ndryshuar këtë realitet.

Kamera e pasme prej 12 Ultra Pixel është fantastike. Autofokusi me lazer është shumë i shpejtë dhe performanca në dritë të pakët është e shkëlqyer duke prodhuar imazhe të pasura me detaje dhe plot ngjyra. Edhe pse vuan pak me balancën e ngjyrave, çdo gjë tjetër është perfekte.

2100 (5)Lentja me hapje f/1.8 prodhon imazhe të thella dhe efekte të mrekullueshme bokeh. Aplikacioni i kamerës gjithashtu shkëlqen me funksionalitetet e duhura në vendin e duhur dhe me mbështetjen për fotot RAW.

Kamera fronatale ka stabilizim optik të imazheve, e cila është edhe e para me një risi të tillë. Edhe pse imazhet në pamje të parë prodhuar nga kjo kamër duken të shkëlqyera, do të vini re se çalojnë në detaje.

Çmimi

HTC 10 kushton 699 dollar dhe vjen i disponueshëm në katër ngjyra nga fundi i muajit Maj. Samsung Galaxy S7 kushton 699 dollar, Nexus 5X 299 dollar dhe Huawei P9 599 dollar.

3757Verdikti

HTC 10 është një telefon fantastik. Është i shpejtë dhe ofron një eksperiencë Android 80 % të pastër. Kamerat janë të shkëlqyeshme, jetëgjatësia e baterisë qëndron mbi mesataren ndërsa ekrani është ndër më të mirët me teknologjinë LCD.

Në aspektin e dizajnit, Galaxy S7 Edge e bën HTC 10 të duket një dhimbje. Por ja që jo çdo telefon inteligjent i rangut të lartë i ka të gjitha. Në fund të fundit, HTC ja ka arritur të hedhë hapa të sigurtë.

Avantazhet: jetëgjatësia e baterisë, kamër ekselente, ekran cilësor, mbështetje për microSD, USB-C, i shpejtë

Disavantazhet: bateri e pazëvendësueshme, dizajni i varfër krahasuar me rivalët, nuk ka bokse frontale (PCWorld Albanian)

HTC 10: I aftë të matet me më të mirën e Samsung
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)