HTC 10 Evo (Bolt) debuton ndërkombëtarisht

Publikuar më: 22-11-2016

htc-10-evo-840x474HTC 10 Evo, version ndërkombëtar i HTC Bolt në SHBA, është prezantuar zyrtarisht. Spekulimet për një debutim të mundshëm pushtuan titujt e lajmeve javën e kaluar falë një ftese dërguar nga HTC për mediat.

Përtej emrit, hardueri i HTC 10 Evo është identik me HTC Bolt. Telefoni ka një ekran 5.5 inç me rezolucion 2560×1440 mbrojtur nga Gorilla Glass 5. Procesori Snapdragon 810 me tetë bërthama shoqërohet nga 3GB RAM.

Kamera e pasme e telefoni me sensor 16 megapiksel përmban stabilizim optik ndërsa ajo frontale është 8 megapiksel. Specifika të tjera janë bateri 3,200 mAh, certfikimi IP57 i rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit, skaner i shenjave të gishtërinjve dhe bokse BoomSound.

HTC 10 Evo del në shitje në fund të këtij muaji në Azi, Europë, Lindje të Mesme dhe Afrikë. Kostoja e tij pritet të jetë afro 600 dollar. (PCWorld Albanian)

HTC 10 Evo (Bolt) debuton ndërkombëtarisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)