HTC 10 do të prezantohet zyrtarisht më 12 Prill

Publikuar më: 23-03-2016

htc-1-m9-front-bottom-100575854-largeNë një eveniment i cili do të transmetohet vetëm online, HTC do të zbulojë zyrtarisht telefonin më të mirë të kompanisë në datën 12 Prill. Këtë eveniment do të mund ta ndiqni përmes faqes zyrtare të HTC-së.

Spekulimet lidhur me këtë telefon kanë qenë të shumta. VentureBeat shkruante se HTC !0 do të jetë telefon më i avancuar prodhuar ndonjëherë nga kompania tajvaneze. Me emrin e koduar Perfume, do të funksionojë me Android 6.0.1 Marshmallow dhe ndërfaqen HTC Sense 8.0.

CeKnFlMXIAAta3HEkrani presupozohet se do të ketë madhësinë 5.1 inç ndërsa do të jetë hera e parë që telefoni përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe portë USB-C. Specifika të tjera besohet të jenë: Proçesor Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe 12 megapiksel kamër të pasme me stabulizim optik. (PCWorld Albanian)

HTC 10 do të prezantohet zyrtarisht më 12 Prill
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)