HP Z840 është një kompjuter pune ndërtuar specifikisht për realitetin virtual të HTC Vive

Publikuar më: 05-04-2016

hp-vr-z840-100654241-largeNëse paisjet e realitetit virtual u janë dukur të kushtueshme, kostoja e desktopëve dizejnuar për të krijuar përmbajtje për këtë teknologji ka për tu lënë me gojë hapur.

Linja e re Z e kompjuterave të punës HP, që ndryshe i quajmë Workstation, prezantuar ditën e sotme kanë një kosto fillestare nga 4,363 dollar pa përfshirë një paisje të realitetit virtual. Këto desktopë natyrisht mund të përdoren edhe për të edituar video, për të realizuar punë inxhinierike dhe aplikacione të tjera me kërkesë të lartë të performancës.

Këto desktopë në të vërtetë janë ndërtuar për të krijuar përmbajtje për paisjen e realitetit virtual HTC Vive. Në të kaluarën kjo linjë kompjuterash të fuqishëm janë përdorur për të krijuar filma ndërsa realiteti virtual kërkon më tepër se kaq.

Në dy javët e kaluara kësaj feste janë bashkuar edhe Dell së bashku me Lenovo duke prezantuar desktopët e tyre “Gati për Realitetin Virtual.” Disa desktopë Dell mund të krijojnë përmbajtje për Oculus Rift dhe janë më të fuqishëm se desktopët për HTC Vive si në aspektin grafik ashtu edhe atë proçesorik.

Modelet Z të kompjuterave të punës mund të konfigurohen me proçesorë Intel Xeon E5-2600 v4 të cilët kanë në përbërje deri në 22 bërthama proçesorësh. Modeli më i fuqishëm është Xeon E5-2699 v4 me 22 bërthama dhe konsum 145 vat.

Specifikisht HP Z840 mund të konfigurohet edhe me dy proçesorë fizikë edhe pse praktikisht është diçka e pamundur të vendosësh 44 bërthama në një sistem të vetëm për shkak të nxehtësisë së lartë që gjenerojnë.

Në aspektin grafik desktopët mund të paisjen me dy karta grafike Nvidia Quadro M6000 24GB në konfigurim SLI. Ky sistem ofron mbështetje për 256GB RAM DDR4 ose 1TB LRDDR4. Sigurisht që do të jenë të disponueshëm një varietet disqesh solide. Pesë porta USB 3.00, tre porta USB 2.0, një portë Ethernet Gigabitëshe dhe ushqyes 850-1125 vat janë komponentët e tjerë që plotësojnë këtë konfigurim kompjuterik të frikshëm. (PCWorld Albanian)

HP Z840 është një kompjuter pune ndërtuar specifikisht për realitetin virtual të HTC Vive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)