HP vë në shërbim të Mac potencialin e kompjuterave 44 bërthamësh HP Z

Publikuar më: 19-04-2016

hp-vr-z840-100654241-largeHP prezantoi një softuer të ri i cili do të rrisë potencialin e kompjuterave Mac në editimin e videove 3D. Ky mjet i ri do të bëjë të mundur për përdoruesit e kompjuterave Mac të përfitojnë nga fuqia kompjuterike e kompjuterave të punës HP Z.

Remote Graphic Software(RGS) është një shtojcë e cila bën të mundur ndarjen e ekraneve mes një kompjuteri Mac dhe HP Z. Përdoruesit e Mac do të kenë mundësi të punojnë me aplikacione të editimit të videove 4K hostuar nga HP Z përmes shtojcës RGS.

Videoja 4K e vërtetë do të shfaqet vetëm në ekranin e HP Z ndërsa në Mac me rezolucion më të vogël. Realisht përdoruesit e kompjuterave Mac do editojnë video 4K pa pasur mundësi ta shohin atë në 4K.

Kjo risi vjen menjëherë pasi HP prezantoi kompjuterat e rinj të punës me grafikat dhe proçesorët më të fundit. HP Z840 fuqzohet nga proçesorët Intel E5-2600v4 dhe grafikat Nvidia Quadro.

Por njoftimi i HP-së në thelb më shumë sesa risi është një fushatë për të larguar profesionistët kreativë nga kompjuterat Mac. Apple nuk ka përditësuar linjën profesionaleve të kompjuterave Mac Pro që nga 2013-ta.

Shtojca e ofruar nga HP është terësisht falas. Teknologjia në fjalë do të funksionojë edhe në kompjutera të tjerë përveç atyre të HP por përdoruesit duhet të paguajnë në këtë rast. (PCWorld Albanian)

HP vë në shërbim të Mac potencialin e kompjuterave 44 bërthamësh HP Z
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)