HP do të shkurtojë 4,000 vende pune brenda 2019-tës

Publikuar më: 14-10-2016

The Hewlett-Packard (HP) logo is seen as part of a display at the Microsoft Ignite technology conference in ChicagoHP do të shkurtojë 3,000 deri në 4,000 vende pune përgjatë 3 viteve të ardhshme njoftoi kompania në kuadër të planeve për të ristrukturim. Firma e shquar e prodhimit të kompjuterave dhe printerave, e cila u krijuar vetëm një vit pasi Hewlett-Packard u nda në dy kompani.

“Biznesi i printerave është konkurres aktualisht por është ai i kompjuterave i cili po lulëzon,” tha presidenti dhe analisti i Moor Insigts. “Grupi i kompjuterave po rritet dita ditës, një shkëlqim që nuk e kam parë prej vitesh,” shtoi ai.

Shkurtimet në fuqinë punëtore do të ndryshojnë nga shtetit në shtet dhe bazuar në kërkesa ligjore lokale. Përgjatë 2016-tës kompania shkurtoi edhe 3,000 vende të tjera pune. Duke filluar nga data 1 Nëntor HP do të numëron 50,000 punojës.

Lëvizja e fundit do ti kushtojë HP plot 200 milion dollar ndërsa i gjithë procesi i strukturimit mendohet të arrijë në 500 milion dollar. Kompania shpreson të kursejë afro 1 miliard dollar me këtë inciativë.

Muajin e kaluar HP bleu biznesin e printerave të Samsung së bashku me 6,500 e patentat që zotëronte për 1,05 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

HP do të shkurtojë 4,000 vende pune brenda 2019-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)