HP sfidon MacBook Air me laptopin EliteBook Folio G1

Publikuar më: 05-01-2016

hp20151013553-100636096-largeKonferenca CES 2016 sapo ka filluar dhe prodhuesi i njohur i kompjuterave HP ka rezervuar disa supriza pas ndarjes në muajin nëntor nga dy njësi të reja. HP EliteBook Folio G1 është një konkurrent i drejtpërdrejt i MacBook Air.

Me këtë produkt, HP ka krijuar një laptop kaq seksi saqë josh çdo të apasionuar pas harduerëve kompjuterikë. Karakterizohet nga një ekran 12.5 inç 1080p dhe dendësi pikselash prej 352 për çdo inç. Madje ekziston edhe një version 4K me rezolucion 3840 x 2160 piksel.

Në brendësi gjendet një proçesor Intel Dual Core M5-6Y54 me frekuencë 1.1 Ghz shoqëruar nga 8GB RAM dhe 128 GB SSD. Laptopi ofron dy porta USB-C me mbështetje për teknologjinë Thunderbolt 3. Në aspektin e konektivitetit laptopi përmban Wi-Fi 802.11a/b/g/n/ac dhe Bluetooth 4.2.

Laptopi është në shitje që nga muaji Mars me kosto nga 999 dollar për konfigurimet fillestare. Ky nuk është produkti i parë që HP prezanton që nga ndarja e madhe. ZBook Studio është laptopi i parë me proçesor Intel Xeon i kompanisë. (PCWorld Albanian)

HP sfidon MacBook Air me laptopin EliteBook Folio G1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)