HP rikthen mbështetjen për bojërat e palëve të treta në printerat OfficeJet, OfficeJet Pro dhe X

Publikuar më: 30-09-2016

inkjet-100025874-largeHP tha ditën e Enjte se do të dërgojë një përditësim i cili do të rikthejë funksionalitetin e bojërave nga palë të treta në printerat e kompanisë.

Me justifikimin se synonte përmirësimin e cilësisë, HP bllokoi javën e kaluar bojën e printerave nga palë të treta me anë të një përditësimi.

Tani kompania tha se brena dy javësh do të dërgojë përditësim tjetër për të rikthyer mbështetjen. Sipas raportit të parë të BBC lidhur me çështjen, vetëm një numër i kufizuar printerash u prekën si OfficeJet, OfficeJet Pro dhe Office Jet Pro X.

Fishekët e bojërave për printerat HP përmbajnë një çip identifikues i cili verifikon autenticitetin e bojës. Këto çipe janë instaluar për tu siguruar se konsumatorët nuk do të blejnë në padijeni bojëra të cilat shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të HP. (PCWorld Albanian)

HP rikthen mbështetjen për bojërat e palëve të treta në printerat OfficeJet, OfficeJet Pro dhe X
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)