HP rikthen markën legjendare të kompjuterave Omen me tre produkte të reja, dy laptopë dhe një desktop

Publikuar më: 26-05-2016

omen-by-hp-desktop-pc-with-led_left-facing-100663157-largeNë fund të 2014-tës HP la të kuptohej se Omen, një linjë luksoze kompjuterash do të rikthehej në treg me prezantimin e një një modeli 15.6 inç. Sot HP e mbajti këtë premtim me dy laptopë të rinj plot stil dhe një desktop të fuqishëm të cilët bartin markën Omen.

Dy laptopët e rinj Omen janë të disponueshëm në ekrane 15.6 inç dhe 17.3 inç fuqizuar nga proçesorë katër bërthamësh Intel Skylake 2.6 Ghz Core i7-6700HQ. Që të dy janë të disponueshëm në dy variante ekranesh: 1080p dhe 2160p. Krahas varietit të memorjes së brendshme që shkon deri në 4TB, memorja RAM do të ketë një kapacitet 16GB. Në të vërtetë janë grafikat ku laptopët Omen shkëlqejnë. Që të dy vinë me karta grafike Nvidia GTX 865M.17.3-omen-by-hp_right-facing-100663167-largeDesktopi është po ashtu po aq i fuqishëm sa edhe laptopët. Fuqizuar nga një proçesor Intel Skylake Core i7-6700K, 32GB RAM dhe 512GB SSD, desktopi bëhet akoma më potent kur mendojmë se në brendësi të tij do të gjendet një kartë grafike Nvidia GTX 1080, më e mira aktualisht në treg.

Ka katër porta USB 2.0, dy porta USB 3.0, një portë USB 3.1, një portë USB-C, një portë për kartat microSD dhe një portë HDMI.

HP po e shqëron desktopin me një ekran 32 inç me rezolucion 2560 x 1440 piksel e dy porta HDMI, një portë ekrani dhe një portë USB. Çmimi i ekranit ngelet mister dhe do të zbulohet së bashku me desktopin gjatë muajit Gusht. Laptopët Omen do të dalin në shitje më 10 Korrik me çmime që fillojnë nga 900 dollar për modelin 15.6 inç dhe 980 dollar për modelin 17.3 inç. (PCWorld Albanian)

HP rikthen markën legjendare të kompjuterave Omen me tre produkte të reja, dy laptopë dhe një desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)