Harduer

HP rifreskoi laptopët Stream me harduer dhe teknologji të reja

Aug 11 2016
0 Shpërndarje
HP rifreskoi laptopët Stream me harduer dhe teknologji të reja

hp-stream_11_x360_snowwhite__frontright_entertainment_win10-copy-100676393-largeHP prezantoi ditën e sotme një rifreskim të laptopëve Stream, një linjë kompjuterash buxhetor me Windows 10 e cila shërben si një alternativë krahas Chromebook-ëve.

Versionet më të fundit të linjës Stream përfshijnë një rifreskim të modelit 11.6 inç, hibridit x360 si dhe një rikthim të një modeli 14 inç.

Laptopët e rinj do të kenë antenë të dyfishtë 802.11ac për më shumë konektivitet. Janë të disponueshëm në katër ngjyra: blu, purpurt, të bardhë dhe zezë. Modelet në fjalë përmbajnë opsione si ekrane me rezolucion të lartë HD WLED me teknologjinë e reduktimit të reflektimeve Anti-Glare. HP zgjodhi të mos përditësonte modelin 13 inç.

HP-së i ka munguar një model 14 inç që kur prezantoi HP Streambook 14 në 2014-tën. Modeli bazë i laptopit të ri ka një proçesor Intel Celeron N3060, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme, lexues karte dhe Windows 10 Home. Ekrani për modelin standart ka rezolucion 1366×768.

Modeli 11 inç ka pothuajse të njëjtat specifika dhe është vetëm 0.7 inç i trashë dhe peshon 1.4 Kilogram. Së fundit Stream x360 ofron gjithashtu të njëjtat specifika të harduerit me një peshë prej 1.3 kilogram. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>