HP prezanton në fund të muajit telefonin më të mirë Windows 10 në treg, Elite x3

Publikuar më: 18-07-2016

hp-elite-x3-glory-100647045-galleryJanë të paktë ata përdorues të cilët përdorin telefonët me platformën mobile të Microsoft Windows 10 Mobile por telefoni më i fundit i HP, Elite x3, i cili debuton këtë vit mund tja rrisë vlerën sistemit operativ i cili asnjëherë nuk i arriti dot objektivat. 

Telefoni premium do të kushtojë afro 699 dollar dhe ngjan së shumti me një phablet i cili mund të zëvendësojë një kompjuter nëse shoqërohet nga aksesorët e saj inovativ. HP e prezantoi fillimisht telefonin Elite x3 në Kongresin Mobil Botëror. Ka një ekran 5.96 inç AMOLED me rezolucion 2560×1440 piksel i aftë të matet me konkurrentë të tillë si Galaxy S7 dhe LG G5. Ekrani mbrohet nga teknologjia e Gorilla Glass 4. 

Elite x3 peshon 194 gram dhe ka një trashësi prej 7.87 mm. Të tjerë komponentë janë kamera e pasme 16 megapiksel, frontale 8 megapiksel, 4GB RAM LPDDR4, 802.11ac Wi-Fi, 64GB memorje të brendshme dhe mbështetje për kartat microSD me kapacitet 2TB. 

Proçesori Qualcomm Snapdragon 820 i cili rezultoi goditje e madhe për kompaninë do të gjendet gjithashtu në zemër të Elite x3 dhe ka një kartë grafike të fuqishme mjaftueshëm për të përpunuar video 4K. Elite x3 është i aftë të ofrojë një eksperiencë të Windows 10-tës në desktop përmes aksesorit Desk Dock të cilin HP e shet të bashku me telefonin për 799 dollar. Ky dok ka një portë ekrani, Ethernet, USB-A dhe USB-C. 

HP gjithashtu do të shesë edhe një tjetër aksesor quajtur Lap Dock i cili e kthen telefonin inteligjent në një laptop. Ky aksesor ka ekran 12.5 inç full HD shoqëruar nga një tastierë dhe mund të lidhet me Elite x3 përmes valëve wireless ose një kablli USB-C. (PCWorld Albanian)

HP prezanton në fund të muajit telefonin më të mirë Windows 10 në treg, Elite x3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)