HP prezantoi telefonin inteligjent Elite X3 dedikuar teknologjisë Continuum

Publikuar më: 22-02-2016

hp_elite_x3_feb_2016_in_hand-100645954-largeKongresi Mobil Botëror hoqi siparin ditën e sotme e megjithatë dita e dielë ishte po aq intensive me debutimin e Samsung Galaxy S7 dhe LG G5. Por dita e djeshme nuk foli e gjitha vetëm për Samsung dhe LG por edhe për HP, kompani e cila prezantoi telefonin inteligjent Elite X3.

Nuk dihet nëse ky vendim i HP është i mirëmenduar duke pasur në konsideratën dështimin e shumë telefonëve në një ekosistem pothuajse inekzistent m evetëm 1 % të tregut botëror. Por HP beson se ky telefon është i duhur për botën e korporatave duke vënë theksin tek teknologjia Continuum e cila diferencon Windows 10 Mobile nga Android dhe iOS.

hp_elite_x3_with_continuum_feb_2016-100645956-large

Ky telefon është po aq i fuqishëm sa edhe një kompjuter i vërtetë. Është i bukur dhe fuqishëm. Paisja që bën të mundur shfrytëzimin e teknologjisë Continuum e vendos telefonin në qendër të jetës suaj së përditshme.

Specifikat e harduerit

Ekrani: 5.96 inç me rezolucion 2560×1440
Proçesori: Qualcomm Snapdragon 820
RAM: 4GB LPDDR4
Memorja e brendshme: 64GB + microSD deri në 2TB
Konektiviteti: LTE Kategoria 6
Kamera: 8 megapiksel frontale, 16 megapiksel e pasme
Bateria: 4,150 mAh
Pesha: 195 Gram

Elite X3 në mënyrë që të vërë në funksion teknologjinë Continuum do të shfrytëzojë një dok, një paisje që e kemi parë edhe në të kaluarën tek disa telefonë Windows dhe Acer Liquid Jade Primo.

hp_mobile_dock_feb_2016_rear_3qtr-100645957-large

Ky dok përmban disa konektorë si: porta ekrani, dy porta USB-A, një portë USB-C dhe një portë RJ-45. Krahas tij HP prezantoi edhe atë që e quan “Mobile Extender” i cili esencialisht është një laptop që nuk ka një proçesor, RAM dhe as memorje. Thjesht ofron një ekran 12.5 inç, një tastierë, tre porta USB-C dhe një portë micro HDMI.

hp_mobile_extender_feb_2016_side_rear_view-100645961-largeQë të dy paisjet e lartpërmendura janë ndërtuar që ti shërbejnë qëllimit të Elite X3 dhe teknologjisë Continuum. Këto aksesorë do të dalin në shitje këtë verë por çmimi i tyre nuk është zbuluar. (PCWorld Albanian)

HP prezantoi telefonin inteligjent Elite X3 dedikuar teknologjisë Continuum
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)