HP prezantoi tabletin Pro 608 posaçërisht për sipërmarrjet

Publikuar më: 18-06-2015

hp-pro-tablet-608HP ka prezantuar një tablet të ri për sipërmarrjet dhe bizneset së bashku me një përditësim të softuerit të menaxhimit. Pro Tablet 608 është paisje me system operativ Windows dhe ekran 7.9 inç. Supriza e vërtetë është rezolucioni i lartë 2048×1536.

HP tha për ZDNet se tableti i ri është ndërtuar për profesionistët e IT-së dhe ekzekutivët e kompanive. Kompania beson se tregu do e mbështesë një iniciatiëvë të tillë edhe në të ardhmen ku 83 % CIO-ve janë të prirur të implementojnë produkte mobile në tavolinat e tyre të punës.

HP Pro 608 ka përmasa 137 x 208 x 8.3 mm. Pavarsisht se ka madhësi relativisht të vogël, ai fuqizohet nga një proçesor Intel Atom. Tableti ofron mbështetje për kartë microSD dhe zotëron një portë USB Type-C.

HP po ofron gjithashtu edhe aksesor shtesë për të rritur produktivitetin e tableti Pro 608. Të gjithë këto aksesor janë në një paisje të vetme portative për mbështetjen e tabletit gjatë punës.

HP Pro Tablet 608 do të kushtojë 479 dollar dhe në treg do të vijë me Windows 8.1. Një tjetër model do të dalë në shitje sapo Windows 10 të jetë e disponueshme. (PCWorld Albanian)

HP prezantoi tabletin Pro 608 posaçërisht për sipërmarrjet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)