HP prezantoi laptopin profesional ZBook Studio me proçesorë Intel Xeon

Publikuar më: 12-11-2015

hpzbookstudiog3mobileworkstationrightfacing2HP zgjodhi ditën e djeshme për të prezantuar produktin e parë që nga ndarja në HP dhe Hewlett Packard më 1 Nëntor, ZBook Studio. Bëhet fjalë për një laptop ndërtuar për aplikacione profesionale. Pika e tyre më e fortë është editimi i videove dhe janë dizenjur për të qënë monstra të përformancës.

Laptopi Zbook Studio fuqizohet nga proçesor Intel Xeon shoqëruar nga memorje ECC, një portë Thunderbolt 3, ekran 4K dhe 2 TB memorje të brendshme. Laptopi del në shitje në muajin dhjetor me kosto prej 1699 dollar.

Ky laptop ka një trashësi prej 18 mm dhe peshon 1.99 kilogram. Mund konfigurohet edhe me grafikat Nvidia Quadro dedikuar aplikacioneve inixhinierike.

HP gjithashtu prezantoi ndryshimet më të fundit të modele ZBook si mëposhtë:

– Modeli HP Zbook 15u ka ekran 15.6 inç, 1.5 TB memorje dhe disa variante konfigurimesh të grafikave. Ky laptop staron nga 1,099 dollar.

– Modeli HP Zbook 15 sjell proçesorët Intel Xeon, 3TB memorje të brendshme dhe jetëgjatësi më të mirë të baterisë.

– Modeli HP Zbook 17 ka ekran 17.3 inç i cili përfshin dy variante proçesorësh: Intel Core ose Intel Xeon. Çmimet për Zbook 15 dhe 17 nuk janë publikuar. (PCWorld Albanian)

HP prezantoi laptopin profesional ZBook Studio me proçesorë Intel Xeon
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)