HP prezantoi laptopin më të hollë në botë, Spectre

Publikuar më: 05-04-2016

hp-4-930x479HP zgjodhi ditën e Marte për të prezantuar lapoptin Spectre të cilin kompania e quan laptopin më të hollë në botë me trashësi vetëm 10.4 mm.

Ky laptop përfaqëson në vetvehte strategjinë e HP të pizicionimit si një inovator në botë e harduerit. Ky laptop fillon nga 1,170 dollar deri ë 1,250 dollar me një jetëgjatësi bateri prej 9 orësh e 45 minutash.

“Njerëzit kanë nevojë për një laptop i cili peshon më pak se 2 kg, ka një bateri që zgjat gjithë ditën dhe dizajn elegant,” u shpreh zëvendës presidenti i departamentit të eksperiencës së konsumatorit pranë HP-së, Mike Nash.

Laptopi me një pjesë të pasme karboni dhe frontale alumini, karakterizohet nga ekran 13.3 inç HD me shkëlqim prej 300 nit. E gjitha kjo peshon vetëm 1.17 kg ndërkaq ekrani nuk është me prekje. Sipas hulumtimeve 79 përqind e paisjeve premium të shitura në 2015-tën nuk kishin ekran me prekje.

hp-6-800x407

Në brendësi të tij do të gjenden dy modele proçesorësh: Intel Core i5 ose Core i7 ndërsa sistemi i ajrimit është i bazuar në atë që quhet “ajrim hiperbarik”. Në vend që të përdorë frekusese dhe gypa nxehtësie, HP ka ndërtuar një dhomë hiperbarike e cila zhvendos ajrin sipas presionit të saj.

Ekrani me trashësi prej 2 milimetër mbrohet nga një xham Gorilla Glass 4 i trashë vetëm 0.4 mm. Spectre bart edhe një adapter USB-C për ushqyesin.

hp-13-800x437Megjithatë HP nuk mbaroi këtu sepse prezantoi edhe dy laptopë të rinj: HP Envy x360 dhe HP Envy me ekrane 15.6 dhe 17.3 inç. Envy X360 fuqizohet nga proçesorë Core i5 dhe Core i7 dhe është i trashë vetëm 18.8 mm. Modeli 15.6 inç kushton 680 dollar.

Sa i përket laptopi të dytë ai do të jet i disponueshëm në 15.6 inç dhe 17.3 inç. I pari do të kushtojë 780 dollar ndërsa i dyti 1,030 dollar. Laptopët që të gjithë dalin në shitje në periudhën Maj-Qershor. (PCWorld Albanian)

HP prezantoi laptopin më të hollë në botë, Spectre
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)