HP prezantoi laptopin Chromebok 13 i aftë të rivalizojë çdo kompjuter Windows

Publikuar më: 28-04-2016

hp20160119899-100658341-largeModeli i ri i laptopit bazuar në sistemin operativ Chrome OS, Chromebook 13 sjell disa nga teknologjitë më të fundit që kompania i ka implementuar edhe në laptopët Windows.

Është vetëm 12.9 mm i gjërë dhe ka ekran 13.3 inç me rezolucion 3200×1800 piksel. Ky është rezolucioni më i lartë vendosur në një laptop me Chrome OS duke tejkaluar edhe atë të Google Chromebook Pixel.

Chromebook 13 peshon vetëm 2.86 kilogram dhe është i pari me proçesorë e arkitekturës Skylake, Intel Core M. Këto proçesorë sjell jetëgjatësi më të lartë të baterisë dhe më shumë performancë. Sipas HP, Chromebook 13 ofron 11.5 orë jetëgjatësi baterie.

Laptopi përmban wireless 802.11ac, 16GB memorje RAM, 32 GB memorje të brendshme, një kamër, një lexues kartash SD dhe grafika Intel HD 515. Ofron edhe porta USB-C për ngarkim dhe konektivitet.

Çmimi fillon nga 499 dollar dhe do të dalë në shitje brenda një muaji. Krahasuar me atë që ofrojnë rivalët si Acer, Lenovo dhe Asus, Chromebook 13 kushton por në të vërtetë po paguani për një produkt luksoz. (PCWorld Albanian)

HP prezantoi laptopin Chromebok 13 i aftë të rivalizojë çdo kompjuter Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)