HP prezantoi dy modele të reja kompjuterash AiO, dy laptopë X360 dhe një desktop

Publikuar më: 03-05-2016

close-up-of-hp-pavilion-all-in-one-on-desk-100659049-largeShkolla akoma nuk ka përfunduar dhe HP po lançon laptopët të cilët mund të jenë zgjedhja e duhur për studentët. Kompania prezantoi disa laptopë të rinj, një hibrid 2n1, një desktop dhe një ekran me rezolucion 2560×1440 piksel.

Ato që bien menjëherë në sy është padyshim dy modele Pavilion AiO, 23.8 inç dhe 27 inç. Këto dy produkte përmbajnë ekrane në rezolucionet 1920x1080p dhe 2560x1440p si dhe me opsionin e teknologjisë me prekje.

Janë komponentët e brendshëm ata që bëjnë diferencën mes dy modeleve në fjalë. Ai me ekran 23 inç fuqizohet nga një proçesor dy bërthamësh AMD A9-9410 me frekuencë 2.9 Ghz ndërsa modeli 27 inç ofron një proçesor katër bërthamësh Intel Core i5-6400T me frekuencë 2.2 Ghz dhe i përket arkitekturës Skylake. Ky model mund të përshtatet edhe me një proçesor Core i7 për ata që duan më shumë fuqi kompjuterike.

Që të dy modelet ofrojnë deri në 16GB RAM, 3TB hard disk ose 1TB memorje hibride. Konektiviteti i portave është ajo që mund të prisni nga një konfigurim standart: 3 porta USB 3.0, dy porta USB 2.0, një portë kufjes, një portë HDMI, një portë kartash SD dhe 1 portë USB-C.

Gjithashtu kompania prezantoi edhe dy modele të reja laptopësh X360 me ekrane 11.6 inç dhe 13.3 inç në konfigurimet 15.6 inç. Desktopi nga ana tjetër ka një kosto fillestare 450 dollar dhe mund të konfigurohet me proçesorë Core i7, grafika Nvidia GTX 750i, RAM prej 16GB dhe memorje të brendshme deri në 3TB.

Impakti: Nëse po kërkoni një kompjuter AiO për shkollë apo punë, modelet e reja Pavilion janë një zgjedhje solide. Kjo linjë e re produktesh do të dalë në sitje në korrik me çmime nga 700 dollar për modelin me ekran të vogël gjer në 1,000 dollar për modelin me ekran më të madh. (PCWorld Albanian)

HP prezantoi dy modele të reja kompjuterash AiO, dy laptopë X360 dhe një desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)