HP prezantoi Chromebook-un e ri 199 dollarësh 11 G4 Edicioni Edukativ

Publikuar më: 25-01-2016

hp-chromebook-11-g4-education-edition-laptop-chrome-notebookDitën e sotme në një dalje për shtyp HP prezantoi laptopin e ri me Chrome OS, Chromebook 11 G4 Edicioni Edukativ ndërtuar posaçërisht për institucionet e edukimit.

Kryesisht për studentët dhe edukatorët, HP vendos theksin tek standartet MIL-STD të fortësisë dhe qëndrueshmërisë që karakterizojnë materialet përbërëse të laptopit. Ose e thënë ndryshe, Chromebook 11 G4 EE mund tu rezistojë rënieve nga një lartësi 70 cm mbi sipërfaqe.

Në aspektin e harduerit ashtu siç sugjeron edhe termi “Edicioni Edukativ”, Chromebook 11 G4 është goxha modest njëkohësisht i aftë të kryejë detyrat bazike që çdo klasë ka nevojë. Tastiera është rezistente ndaj lëngjeve dhe përbërësve të dëmshëm për një laptop normal ndërsa kapakët mund të shtrihen në gjerësinë e 180 gradëve mbi një sipërfaqe të rrafshët.

Bateria reziston për 9.5 orë ndërsa pesha e Chromebook 11 G4 është vetëm 1.2 kilogram. Performanca e tij garantohet nga një processor modest siç është Intel Celeron N2840 dhe 4GB RAM. Ekrani IPS karakterizohet nga përmasa 11.6 inç dhe rezolucion 1,366×768 i cili është standart për çdo laptop.

Prisni një ky laptop të dale në shitje që këtë muaj me kosto që fillon nga 199 dollar për konfigurimin bazik të tij. (PCWorld Albanian)

HP prezantoi Chromebook-un e ri 199 dollarësh 11 G4 Edicioni Edukativ
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)