HP premton aplikacionet Android në laptopin Chromebook 11

Publikuar më: 27-06-2016

hp-chromebook_front-100668478-largeNëse po kërkoni një alternativë krahas laptopëve tradicional Windows, laptopët Chromebook të cilët vënë në funksion aplikacionet Android janë një eksperiencë për të mos u humbur. HP ditën e sotme prezantoi një produkt të tillë, Chromebook 11 me kosto fillestare 189 dollar dhe jetëgjatësi bateri prej 12.5 orësh.

Laptopi nuk ka një ekran me prekje, një mangësi kjo kur ke në konsideratë aplikacionet Android të cilët janë të optimizuar për ekranet me prekje. Laptopi peshon 1.13 kilogram dhe fuqizohet nga një proçesor Intel Celeron N3060.

Chromebook 11 do të vijë me 4GB RAM dhe 32 GB memorje të brendshme. Sipas letrës së specifikave të laptopit do të jenë prezente Wi-Fi 802.11ac, dy porta USB 3.1, një portë HDMI, një portë MicroSD dhe një kamër.

Ekrani do të shfaqë imazhet në rezolucion 1366 x 768 piksel. HP shprehej se mbërritja e aplikacioneve Android në laptopët Chromebook do të sillte më shumë funksionalitete për sektorin edukativ. Google Play Store do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të caktuar laptopësh. (PCWorld Albanian)

HP premton aplikacionet Android në laptopin Chromebook 11
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)