HP përditëson laptopët Envy 13 me procesorët Kaby Lake, lançon një ekran 4K

Publikuar më: 12-10-2016

hp-envy-100686979-largeMbrëmjen e së Martes HP injektoi harduerët më të fundit në linjën e laptopëve Envy 13 dhe ekranin Envy 27. I pari do të karakterizohet nga procesorët më të fundit të Intel ndërsa i dyti vjem me rezolucion 4K dhe mbështetje për AMD FreeSync.

HP Envy 13

Po e fillojmë nga e rëndësishmja, Envy 13 ka një kosto fillestare prej 850 dollar dhe del në shitje nga data 26 Tetor. Pothuaj çdo komponent i brendshëm është përmirësuar ndërsa ai që bie më së shumti në sy është procesori Core i5-7200U i gjeneratës së 7-të me emrin e koduar Kaby Lake.

Ky procesor përmban grafika të integruara Intel HD 620, 8GB RAM dhe disk solid 256GB NVMe M.2. Në aspektin e konektivitetit, Envy 13 përmban një portë USB-C 3.1, dy porta USB 3.0 dhe një portë HDMI. Laptopi shfrytëzon standartin 802.11ac të Wi-Fi dhe Bluetooth 4.2

Jetëgjatësia e baterisë së tij arrin në 14 orë ndërsa një karikim në 90% realizohet për 90 minuta.hp-envy-27-display_frontleft_envy-100686834-medium

HP Envy 27

Envy 27 është një ekran 27 inç IPS me rezolucion 3840×2160 dhe frekuencë 60 Hz. Mbështetja për AMD FreeSync do ti garantojë ekranit një performancë të shkëlqyer të lojërave nëse shoqërohet nga grafikat AMD Radeon.

Në konektivitet Envy 27 ka dy porta HDMI, njëra 2.0 dhe tjetra 1.4, si dhe një portë ekrani 1.2. Së fundi do të gjeni edhe një portë USB-C e cila shfrytëzohet si burim energjie 60 vatëshe. Ekrani del në shitje më 4 Dhjetor dhe kushton 499 dollar. (PCWorld Albanian)

HP përditëson laptopët Envy 13 me procesorët Kaby Lake, lançon një ekran 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)