HP pasuroi linjën e laptopëve, All-in-One dhe desktopëve me produkte të reja

Publikuar më: 02-10-2015

hpSiç e dini, kompjuterat ndërtuar për bizneset nuk janë ato më të bukurit por mirënjohje ndaj HP-së kompani e cila sadopak përpiqet adresojë këtë ngërç. Të rejat më të fundit në familjen Elite implementojnë kufinj të rinj për tu kaluar kur bëhet fjalë në dizajn dhe funksionalitet.

Përveç paraqitjes së re, kompjuterat e biznesit All-in-One manifestojnë edhe disa funksionalitete impresionuese. Modelet EliteOne G2 705 dhe EliteOne G2 800 përmbajnë harduer për ngarkimin wireless të telefonëve inteligjentë si dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Modeli 800 fuqizohet nga një proçesor i Intel i gjeneratës së gjashtë njohur edhe si Skylake. Në bazë të konfigurimit, ky model mund të ketë të instaluar një Core i3, i5 ose i7 ndërsa karta grafike është një e vetme: AMD Radeon R9.hpeliteoneall-in-one-pcs-desktops

Modeli 705 sjell proçesorët më të fundit AMD Pro A10 dhe kartën grafike Radeon R6. Që të dy kanë ekran 23 inç.

Nëse nuk i pëlqeni kompjuterat All-in-One, HP ka menduar një tjetër linjë kompjuterash desktop: EliteDesk G2, desktopi më i vogël në botë ndërtuar për konsumatorët e biznesit. Elite Desk 800 ofron një varietet zgjedhjes mes proçesorëve Skylake, ndërsa modeli 705 fuqizohet nga proçesorët AMD Pro A12 dhe grafikat e Radeon R7.

Një tjetër desktop i veçantë është Collaboration PC G2. Është një version special i EliteDesk 800 i cili përmban shtojcën Intel Unite Skype for Bussines Plugin. E thënë ndryshe kryerja e video konferencave në Skype është një eksperiencë më vehte në këtë kompjuter. Mund të kombinohet me monitorin e video konferencave EliteDisplay E240c.

Por HP nuk harroi laptopët duke shtuar seritë EliteBook 705 G3 me tre modele: 12.5 inç, 14 inç dhe 15.6 inç. Që të gjithë do të fuqizohen nga proçesorët AMD Pro A10.

Laptopët EliteBook 705 G3 kanë një kosto që fillon nga 749 dollar. Modeli All-in-One EliteOne 705 G2 dhe desktopi Collaboration PC G2 do të dalin në shitje këtë muaj me çmime që fillojnë nga 849 dollar dhe 729 dollar respektivisht. EliteDesk 705 starton nga 499 dollar ndërsa All-in-One EliteOne 800 G2 nga 1,199 dollar. (PCWorld Albanian)

HP pasuroi linjën e laptopëve, All-in-One dhe desktopëve me produkte të reja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)