HP bllokon bojën jozyrtare të printerave me nëpërmjet një përditësimi

Publikuar më: 19-09-2016

myce-hp-error-message-670x447Një hetim i një shitësi online të bojës të printerëve zbuloi se HP ka programuar “firmware” e printerëve në mënyrë që fishekët jo zyrtarë të HP të dështonin. Mijëra printerë HP përreth botës filluan të tregonin mesazhe gabimi në të njëjtën ditë, 13 shtator 2016.

Mesazhi i gabimit ishte: “Një ose më shumë fishekë mund të jenë të dëmtuar. Hiqini dhe zëvendësojini me fishekë të rinj.” Në forumet e mbështetjes HP u postuan ankime të shumta dhe një shitës online 123inkt gjithashtu mori ankesa të shumta.

Pas një investigimi në printerët e tyre testues ato gjetën një problem të madh me fishekët e markës së tyre në shumë printerë HP. Kur ato pyetën klientët ato morën përgjigje nga më shumë se 1,000 klientë që konfirmonin këtë problem.

Hetimi zbuloi se problemi kishte filluar me përditësimin e firmware të printerave, dhe HP u kontaktua për këtë. HP tha se nuk ishin në dijeni të problemit. Një ditë më vonë HP e tërhoqi këtë deklaratë dhe tha se problemet ishin një efekt anësor i një përditësimi të firmware.

Për momentin zgjidhja e vetme është që të rikthehet firmware i vjetër diçka që nuk është aspak e lehtë. (PCWorld Albanian)

HP bllokon bojën jozyrtare të printerave me nëpërmjet një përditësimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)