HP blen biznesin e printerëve të Samsung për 1,05 miliard dollar

Publikuar më: 13-09-2016

dscf2305HP po blen biznesin e printerëve të Samsung në një lëvizje që ka si qëllim të pastrojë industrinë e ndryshkur të printerëve.

Sipas marrëveshjes HP do të marri pronësi 100% të biznesit. Do të duhet një vit që HP të finalizojë blerjen ndërsa Samsung do të bëjë një investim reciprok mes 100 dhe 300 milion dollar në biznesin e HP.

Divizioni i printerave pranë Samsung punëson rreth 6,000 njerëz me 50 zyra shitjeje përreth botës dhe një bazë prodhimi që është e vendosur në Kinë. Përveç këtij biznesi, që regjistroi të ardhura prej 1.8 miliard dollar vitin e kaluar, HP gjithashtu do të shtërë në dorë edhe portofolin magjepsës të rreth 6,500 patentave të printerëve.

Qëllimi kryesor është të futen energji dhe ide të reja në industri, të cilat nevojiten shumë. Deklarimi u bë pas një takimi bordi të Samsung ku Jay Y. Lee, i biri i Kryetarit Kun-Hee Lee u nominua në bordin e kompanisë. (PCWorld Albanian)

HP blen biznesin e printerëve të Samsung për 1,05 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)