Blog

Holandezët shpikin një pastrues gjigand të ajrit të jashtëm

Oct 28 2016
0 Shpërndarje

3373Disa humultues nga Holanda kanë zbuluar çfarë ato e quajnë pastruesin gjigant vakum të parë të ajrit të jashtëm – një sistem pastrimi i madh që ka si qëllim të filtrojë pjesëzat toksike nga atmosfera përreth pajisjes.

Sistemi thuhet se është i aftë të thithë ajër nga një rreze prej 300 metër – dhe deri në 7 kilometër lart. Ai mundet përpunojë 800,000 metër kub ajër në një orë, duke filtruar 100% të pjesëve të holla dhe 95% të pjesëzave super të holla, sipas testeve të bëra nga Qëndra Kërkimore e Enërgjisë (Energy Researche Centre ECN) në Holand, në prototipin e tij.

Pjesëzat e holla shkaktohen nga emetimi nga druri që digjet dhe nga karburantet tjerë gjithashtu edhe nga djegia industriale, dhe kanë “efekte të pafavorshme për shëndetin”, sipas Agjencisë Evropiane të Ambientit.

Rreth 90% e qytetarëve Evropian janë të ekspozuar tek pjesëza të tilla – të cilat mund të jenë kancerogjene – mbi nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Për sa i përket pjesëzave super të holla, ato lirohen nga emetimi i mjeteve dhe gjithashtu nga aeroplanët, sipas Envinity, dhe mund “ të dëmtojnë sistemin nervorë, duke përfshirë qelizat e trurit, dhe gjithashtu të shkaktojnë infeksione.”

Qeveritë, bizneset dhe aeroportet kanë qenë të interesuar në këtë projekt që më parë, tha Boersen, folësi për Envinity (grupi i cili zbuloi projektin).

Një tjetër sistem pastrimi ajri i quajtur Smog Free Tower është instaluar në Beijing në shtator dhe i debutuar nga artisti holandez Daan Roosegaarde.

Duke përdorur teknologji të patentuar, thuhet se pastron 30,000 metër kub ajër në orë teksa era fryn përmes kullës, duke mbledhur më shumë se 75% të pjesëzave të dëmshme, sipas Studio Roosegaarde. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>