Harduer

HMD prezantoi telefonin e parë Android me markën ikonike Nokia

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
HMD Global, një kompani finlandeze e cila bart të drejtat e përdorimit të markës së Nokia në telefonët mobil, prezantoi ditën e Dielë telefonin e saj të parë i cili do të shitet vetëm për përdoruesit në Kinë. HMD prezantoi telefonin e parë Android me markën ikonike Nokia Photo Source: HMD Global

Me kosto prej 246 dollar, telefoni është i pari që mban emrin e ikonës Nokia që nga 2014-ta kur ky i fundit u shit tek Microsoft. Paisja e re, Nokia 6, funksionon me platformën Android të Google dhe është prodhuar nga Foxconn. Aktualisht do të shitet vetëm në Kinë nëpërmjet një distributori online bëri të ditur HMD.

Nokia dominoi për vite me radhë industrinë e telefonëve por nuk arriti të adaptohej me ekspansionin e telefonëve inteligjentë. Me zgjedhjen e sistemit operativ të Microsoft si platforma e telefonëve të ardhshëm Lumia, Nokia humbi njëherë e mirë në suksesin e Apple dhe Samsung.

Pas blerjes nga Microsoft në 2014-tën, ky i fundit vijoi të shesë telefonë Nokia, por jo inteligjentë, përkundrazi të thjeshtë dhe bazikë. Në 2015-tën Microsoft dha sinjalet e para se blerja e Nokia dhe përpjekjet e kompanisë në industrinë mobile kishin qenë dështim.

Në Dhjetor HMD mori të drejtat e përdorimit të markës Nokia në telefonët e thjeshtë. Marrëveshja e tyre konsiston në licensime dhe jo përfshirje të drejtpërdrejtë të Nokia si investitor.

Nokia 6 ka 4GB RAM, 64GB memorje të brendshme, mbështetje për microSD, 16 megapiksel kamër qëndrore dhe bateri 3,000 mAh. Ekrani 5.5 inç ka rezolucion 1920×1080 piksel. Procesori Snapdragon 430 është thembra e akilit dhe nuk dihet nëse do i mjaftojë të përballet me Apple apo Samsung.

HMD prezantoi telefonin e parë muajin e kaluar. Ditën e Dielë kompania konfirmoi se një numër telefonësh të rinj po vinë në gjysmën e parë të 2017-tës. (PCWorld Albanian)

Tags >

HMDNokia
Lajmet e fundit>