“Historitë e Snapchat” arrijnë 100 milion përdorues aktivë në Instagram

Publikuar më: 07-10-2016

instagram-storiesHistoritë e Snapchat … Instagram e kishim fjalën, po shijojnë bazë përdoruesisht në rritje dhe pas 2 muajsh nga “bastisja” e Snapchat nga Facebook numëron 100 milion përdorues aktivë në muaj.

Kjo shifër përbën 2/3-tat e “popullsisë” së Snapchat prej 150 milion përdoruesisht aktivë në muaj të raportuara gjatë Shtatorit. Por nuk duhet të harrojmë se Instagram ka 500 milion përdorues aktivë në muaj.

Gjithashtu Instagram është një lojtar edhe më i vjetër se Snapchat me afro 1 vit diferencë nga themelimit. Adoptimi i veçorisë së Snapchat në Instagram u prit me skepticizëm nga analistët sepse biente në kundërshti me filozofinë e këtij të fundit.

Por statistika tregon se lëvizja ka qenë një goditje e vërtetë. Së fundit kjo veçori u adoptua edhe në aplikacionin Messenger i cili pritet të bëjë akoma edhe më mirë falë bazës së përdoruesve prej 1 miliard. (PCWorld Albanian)

“Historitë e Snapchat” arrijnë 100 milion përdorues aktivë në Instagram
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)