Histography, një hartë interaktive e cila eksploron çdo ngjarje historike në Wikipedia

Publikuar më: 10-10-2015

group_picture_800Në rast se ju jeni një personi i cili “humbet” në faqet e Wikipedia-s ndërsa navigoni në internet, në ndihmë vjen Histography, një webfaqe që paraqet linjën e ngjarjeve historike në rend kronologjik.

Në këtë hartë interaktivë mund të eksploroni çdo ngjarje historike e cila është dokumentuar në Wikipedia, duke nisur nga Big Bang deri në ngjarjet e ditëve të sotme. Çdo pikë në këtë linjë përfaqëson një ngjarje dhe historinë e saj. Ju mund të navigoni në të duke përdorur kursorin për të lëvizur në periudha të ndryshme si Epoka e Gurit apo Rilindja.

Histography është projekt i një studenti Izraelit, Matan Stauber, i cili studion në Akademin e Artit dhe Dizanjit në Jeruzalem. (PCWorld Albanian)

Histography, një hartë interaktive e cila eksploron çdo ngjarje historike në Wikipedia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)