Hibridi Toshiba Dynapad është konkurrenti më i ri i tabletëve Surface

Publikuar më: 13-10-2015

Toshiba-dynaPad-Tablet-800x480DynaPad mund të jetë një emër i padëgjuar për ju. A e dini se versioni i parë i tij mbërriti në vitin 1993, në një kohë kur ekranet me prekje ishin një risi në botën e teknologjisë? Kompania japoneze Toshiba ka vendosur të sjellë në treg një version plotësisht të ri të DynaPad i cili u zbulua në konferencën IFA 2015 muajin që shkoi.

Bëhet fjalë për një pajisje 2 në 1 e cila vjen e shoqëruar nga sistemi operativ më i ri, Windows 10 i Microsoft. Në fakt në pamje të parë DynaPad ngjason shumë me Surface të Microsoft. Ka një dizajn elegant, është i hollë, shoqërohet nga një tastjerë dhe ka ekran 12inç. Nuk mungon as stilolapsi dixhital i quajtur Wacom Active Electrostatic TruPen që njeh 2048 nivele presioni. Ky stilolaps shfrytëzon gjithë potencialin e paketës Office dhe shfletuesit Edge të Microsoft. Microsoft u shpreh se një integrim i tillë sjell tek përdoruesit një eksperiencë të të shkruarit shumë afër reales.

Toshiba-dynaPad-Windows-10-Tablet-image

Ekrani 12inç ka një rezolucion 1920 x 1280 dhe është i pajisur me një shtresë anti reflektimi dhe një tjetër që eleminon gjurmët e gishtave. Përsa i përket brendësisë së kësaj pajisje, ajo fsheh një proçesor Atom 1.44GHz i shoqëruar nga 4GB RAM. Është e qartë se DynaPad nuk do të konkurojë Surface Pro 4 në termat e performancës por Toshiba zbulon se kjo tablet është e vetmja më e lehta dhe më e holla ndër pajisjet e tjera 12inç që ekzistojnë sot në treg. Pa bashkangjitur tastjerën, DynaPad peshon 569 gram dhe është 6.6mm e hollë.

Ende nuk është zbuluar një çmim zyrtar por flitet se DynaPad do të ketë një çmim rreth 1080 dollar. Hibridi mbërrin në Europë në virgjilje të vitit të ardhshëm. (PC World Albanian)

Hibridi Toshiba Dynapad është konkurrenti më i ri i tabletëve Surface
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)