Heqja e tarifave roaming, Komisioni Europian rikthen në fuqi propozimin e parë

Publikuar më: 22-09-2016

shutterstock_europe_ukEdhe njëherë tjetër planet e Komisionit Europian për të hequr tarifat roaming në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tjetër kthesë dramatike duke u rikthyer në propozimin e parë se të gjitha tarifat duhet të hiqen.

10 Shtator Komisioni publikoi një draft të dytë i cili do tu ofronte konsumatorëve zero tarifa roaming për 90 ditë në vit e jo më shumë se 30 ditë radhazi. Por këto plane ranë pas kritikave të ashpra nga anëtarët e Parlamentit Europian.

Konsumatorët do të vijojnë të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të shfletojnë në internet pa asnjë kufizim apo tarifë shtesë edhe nëse qëndrojnë për periudha të gjata.

Tarifat roaming kanë qenë futbolli politik i Bashkimit Europian ndërsa krahu i tij ekzekutiv përpiqet ti japë jetë projektit Europian pas krizës së borxheve dhe negociatave të Brexit. Çdo qytetar Europian shpenzon mesatarisht 12 ditë jashtë vendit të tij.

Christian Maitre, CIO i grupit Orange kishte thënë se heqja e tarifave roaming do të detyronte kompanitë të kërkonin alternativa të reja të ardhurash. (PCWorld Albanian)

Heqja e tarifave roaming, Komisioni Europian rikthen në fuqi propozimin e parë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)