Hendeku mes iPhone dhe telefonëve Android në kosto

Publikuar më: 04-06-2016

chartoftheday_4954_smartphone_average_selling_prices_nNë momentin që shitjet e iPhone filluan të shënonin rënie, një nga arsyet kryesore të këtij stazhinimi thuhet të jetë çmimi i lartë krahasuar me konkurrentët. Ndërsa një çmim më i ulët i telefonit do të rriste shitjet e tij, pyetja është: Pse papritmas kostoja e iPhone u bë problemi kryesor kur nuk ak qenë kështu në të kaluarën?

Telefoni i Apple gjithnjë ka qenë më i shtrenjtë se pothuajse çdo telefon Android, megjithatë kjo nuk e pengoi kompaninë të korrte sukses në shumë tregje vitet e fundit.

Së pari tregu i telefonëve inteligjent ka ndryshuar. Në vendet e zhvilluara si Amerika e Veriut dhe Europa, tregu është saturuar dhe shumica e përdoruesve që duan të blejnë një telefon tashmë e kanë një. Rritja e shitjeve të telefonëve buron kryesisht nga vendet në zhvillim dhe diferenca në çmim me iPhone dhe telefonëve Android është rritur shumë vitet e fundit. Nga 218 dollar që ishte në 2008-tën, sot është 443 dollar.

Edhe pse telefonët më të mirë të Samsung kushtojnë po aq sa edhe iPhone, ekzistojnë disa prodhues të cilët ndërtojnë telefonë po aq cilësorë dhe kushtojnë vetëm 1/4 e iPhone. (PCWorld Albanian)

Hendeku mes iPhone dhe telefonëve Android në kosto
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)