HP u rikujton konsumatorët se Tablet PC-ja i saj përkrahë edhe Flash

image

Duke pasur parasysh tërë përqendrimin tek Apple iPad, HP ka shprehur dëshirën që t’ju tregojë konsumatorëve se Slate i saj do të punoj me të gjitha funksionet e Windows 7 e kjo përfshin edhe përkrahjen për Flash (të cilën nuk e ofron Apple iPad).

Sigurisht, Apple ndoshta është duke mbajtur përqendrimin e shumë njerëzve anembanë botës në produktin e saj Apple iPad, të cilit po i afrohet data e debutimit në treg, por gjiganti tjetër Hewlett Packard dëshiron t’ju bëjë me dije se tableti i saj që do të paraqitet së shpejti në treg dhe që mban emërtimin HP Slate, për dallim prej iPad do të punojë me aplikacione të Windwos dhe do të ofrojë “një eksperiencë të plotë shfletimi” – me fjalën të “plotë” HP dëshiron të thotë se tableti i tyre punon edhe me Flash.

“Me këtë produkt të hollë, ju do të fitoni eksperiencë të plotë shfletimi në pëllëmbë të dorës suaj” tha zëvendës presidenti dhe shefi teknik për Presonal Systems Group Phil McKinney, në një blog post. “Nuk ka internet të kufizuar. Nuk ka sakrifica. Një bonus i madh për këtë produkt është se, duke qenë i bazuar në Windows 7, ai ofron përkrahje të plotë për Adobe”.

Apple ka ndezur një debat të gjerë në industri rreth gjithpërfshierjes së Adobe Flash, pasi që as iPhone e as produkti i radhës iPad nuk përkrah Flash, që shfrytëzohet me të madhe në internet për të transmetuar video dhe për të shtuar elemente interaktive në web faqe. Megjithëse Apple ka deklaruar shumë pak gjëra publikisht në lidhje me Flash, teknologjia në fjalë njihet me një performancë më të dobët në Mac sesa në Windows – për shkaqe teknike që kanë të bëjnë mjaft shumë me politika të korporatave. Shefi ekzekutiv i Apple e ka karakterizuar Flash si një teknologji joefikase që do të kishte ndikim të madh në jetëgjatësinë e baterisë së pajisjeve si iPhone dhe iPad. Apple i ka më shumë në qejf alternativat si HTML 5 dhe H.264 video.

Në anën tjetër HP Slate nuk bënë dallime të këtilla. Pajisja ka si synim që të jetë një eksperiencë e plotë Windows 7, komplet me Flash, dhe tani ka postuar një video të tabletit të HP-së duke u shfrytëzuar në mënyrë të ngjashme sikurse në reklamën e Apple iPad që u shfaq në premierë gjatë çmimeve Oscars. Pajisja shihet në video duke lëshuar një video, duke u përdorur për navigim dhe si e-lexues.

HP nuk ka lajmëruar një emër për pajisjen e saj tablet, apo ndonjë specifikë rreth produktit, çmimit apo datës së paraqitjes.

Por përderisa presim që HP të na befasojë me produktin e saj, Apple po bëhet gati që të lansoj iPad-in me 3 prill

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Harduer
Lart
image
IBM thotë se ka krijuar procesorin më të shpejtë në botë
IBM ka bërë të ditur se procesori i tyre i ri 5.2 GHz z196 është procesori më i shpejtë në botë. Natyrisht ka pasur raste ...
image
Panasonic rifreskon serinë e saj Toughbook
Panasonic ka rritur specifikat bazë të produkteve të saja Japoneze ToughBook F5, N9 dhe S9, duke përfshirë një procesor 2.66 GHz Core i5 560M si ...
image
Paraqitet LG Optimus 7 me Windows Phone 7
LG do të mbajë një konferencë speciale Optimus e 14 shtator të këtij viti, dhe me këtë rast ata do të shpalosin një bashkësi të ...
image
Nokia N8 lansohet më 30 shtator
Ende nuk dihet data zyrtare kur Nokia N8 do të lansohet, mirëpo një nga drejtuesit e kompanisë Nokia tha se kjo datë sipas gjitha ...
image
Në Korenë e Jugut filloi shitja e iPhone 4
Në mes të konkurrencës në rritje për zgjerim në tregun e SmartPhone, Operatori i Telekomit të Koresë së Jugut KT njoftoi se të dielen kishte ...
image
Archos paraqet tablet më të madh e më të lirë se iPad
Archos duket se është bërë gati të merr një pjesë të tregut të tabletave të ditëve të sotme. Sot Archos ka paraqitur në treg tabletin ...
image
Së shpejti në treg modeli i ri Samsung Wave 723
Samsung WAVE 723 është një version i ri i telefonit të zgjuar nga kompania Samsung pas lansimit paraprak të pajisjes WAVE në sistemin operativ BADA. ...
image
Samsung N350, laptop hibrid me 3G dhe 4G
Samsung, ka shfaqur një laptop të ri që ofron edhe 3G edhe 4G të integruar. ...
image
Miu preciz, Microsoft Arc Touch
Microsoft ka shpalosur zyrtarisht miun Arc Touch për të cilin kohëve të fundit kanë folur shumë prej ueb faqeve në internet. ...
image
Samsung Galaxy Tab bëhet produkt zyrtar
Samsung zyrtarisht ka paraqitur Samsung Galaxy Tab në panairin e sivjetmë IFA, dhe shumë prej specifikave të paraqitura rreth tij janë të vërteta me supozimet ...
image
Shpaloset kontrollor i ri për Xbox 360
Microsoft do të ofrojë një kontrollor të ri pa tela për Xbox 360 që do të fillojë të paraqitet në treg gjatë vjeshtës së këtij ...
image
Samsung lanson serien e re të Laptopëve NF dhe SF të koduar me dizajne si “Peshkaqenë”
Përmes njoftimeve të IFA=së, Samsung ka lansuar serien e re të Laptopëve NF dhe SF të cilët kompania i ka koduar si “Peshkaqenë”. ...
image
HTC HD3 në tetor me Windows Phone 7...
Modeli i radhës HTC HD3 që do të jetë pasardhës i modelit të tanishëm HD2 ka gjasa që të riemërohet në HD7, në mënyrë që ...
image
Sony po përgatit një 3D laptop për vitin e ardhshëm
Sony ka shfaqur një laptop të ri prototip të pajisur me një LCD ekran 240 Hz të aftë për 3D. ...
image
Apple shpalos iPod të rinj
Shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs ka paraqitur një linjë të re të iPod-ve dhe përditësime për sistemin e tyre operative për iPhone, iPod Touch ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
5.00