Lajmet

Hap një vrimë me trapan për kufjet 3.5 mm në iPhone 7, videoja shikohet mbi 10 milion herë

Sep 26 2016
0 Shpërndarje
Hap një vrimë me trapan për kufjet 3.5 mm në iPhone 7, videoja shikohet mbi 10 milion herë

4101Një video e cila thoshte se përdoruesit mund ta kenë një portë kufjesh 3.5 mm në një iPhone 7 duke e hapur një të tillë me një trapan është shikuar mëse 10 milion herë në Youtube.

Kanali në Youtube TechRax duke u tallur për largimin e shumëpërfolur të kufjeve 3.5 mm publikoi një video ku thoshte se hapja e një vrimë me trapan në vendin ku gjendej vrima e kufjeve 3.5 mm në iPhone 6S ju do të mund të përdorin kufjet.

Edhe pse ai hap vrimën dhe vendos kufjet 3.5 mm muzika vjen nga bokset stereo. Por kjo nuk i ka penguar disa prej konsumatorëve të parë iPhone 7 ta provojnë. Ndërsa budallalleku nuk njeh kufinj, një përdorues kishte shpuar një iPhone 7 me trapan duke e dëmtuar përtej riparimit.

Ai i kishte komunikuar ukrainasit i cili jeton në SHBA njëkohësisht krijuesi i videos duke i thënë “Mendoja se ishit person i besueshëm dhe hapa një vrimë në një model 256GB të iPhone 7 dhe tani nuk funksion fare. A e dini sa kushton? 919 paund britanik.”

Videoja mori mëse 134,000 pëlqime ndërsa 88,000 mospëlqimet tregojnë se budallai i mësipërm mbase nuk është i vetëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone 7
Lajmet e fundit>