Hap dyert në Prishtinë edicioni i 7-të i Software Freedom Kosova në datat 21-23 Tetor

Publikuar më: 18-10-2016

2Më 21-23 Tetor hap dyert në Prishtinë edicioni i 7-të i Software Freedom Kosova. Një nga konferencat më të mëdha në rajon, Software Freedom Kosova është themeluar për të promovuar lirinë e softuerit, kulturën dhe dijen e hapur.

Kjo lëvizje me karakter global e cila mori jetë 25 vite më parë, është e pranishme në Kosovë që nga 2010-ta grumbullon çdo vit zhvillues dhe akademikë nga komuniteti lokal të cilët besojnë se softueri duhet të jetë i hapur për komunutetin i cili e zhvillon në bazë të nevojave.

“Këtë here kemi synuar të krijojmë lidhje sa më të afërta mes ligjëruesve dhe pjesëmarrësve. Gjithsejtë janë 48 tema që do të ligjërohen nga 40 ligjërues nga 18 vende. Kemi përfaqësues nga LibreOffice, Fedora, Mozilla, NextCloud, phpList etj. Kemi poashtu 8 tavolina ku do të prezantohen projekte të ndryshme,”  tha Arianit Dobroshi, bashkëorganizator i konferencës në një prononcim ekskluziv për redaksinë e PCWorld.al.

Çdo vit konferenca e ka arritur misionin e saj, të edukojë të rinjë e Kosovës me principet e softuerit të lirë dhe të hapur.

Në edicionin e këtij viti do të jenë mëse 300 pjesëmarrës me 48 sesione, 17 programe dhe 40 folës. Maratona tre ditore fillon ditën e Premte në ora 10:00 dhe mbyllet të Dielën në ora 16:30.

Dita e parë në ICK

  1. Instaloni Mailbox-in tuaj në Raspberry Pi: Dashamir Hoxha (10:00 – 10:55)
  2. Hyrje në sigurinë e dokumenteve me GPS: James Dupont (11:00 – 11:55)
  3. Dizenjimi në API-në e Asp.Net: Betim Drenica (12:00 – 12:55)
  4. Vizualizimi i të dhënave #EcShlirë: Kosovare Sahatqija (14:00 – 14:55)
  5. Thuaje në Gjuhën tënde në Zanata: Anxhela Hyseni & Ajkuna Mujo (15:00 – 15:55)
  6. Sprinti i lokalizimit LibreOffice: Anxhelo Lushka & Marinela Gogo (16:00 – 16:55)
  7. GLAM Wiki: Andy Mabbett (10:00 – 11:30)
  8. Ndëtimi i një uebfaqeje me GitHub + Jekyll: Egzontina Krasniqi Dashamir Hoxha (14:00 – 16:30)

Dita e dytë në RIT Kosovo (Dhoma Kryesore AUK)

  1. Eksperiencat e hakimit: Peter Corbett (10:00 – 11:00)
  2. Ndërtime të riprodhueshme: Chris Lamb (11:00 – 11:30)
  3. Marketingu i gjeneratës së re të softuerit të lirë: Sam Tuke (11:30 – 12:00)
  4. Shërbime këshilluese të strategjisë së burimit të hapur: Adam Podolcsak (12:00 – 12:30)
  5. Hakimi i të dhënave të tenderave: Victor Nitu (13:30 – 14:00)
  6. Shkrimi Teknik sipas udhëzimeve të Ikea dhe Board Game: Chris Ward (14:00 – 14:30)
  7. Gjuha e shprehive të zakonshme: Rustam Mehmandarov (14:30 – 15:00)
  8. Zhvillimi i aplikacioneve për Newsroom-et: Christopher Guess (15:00 – 15:30)
  9. Menaxhimi i sigurtë i identitetit: Farbardh Veseli (15:45 – 16:15)
  10. Rëndësia e dizajnit me në mendje përdoruesit: Ozren Muic (16:15 – 16:45)
  11. Modeli i biznesit me burimet e hapura: Elio Qoshi (16:45 – 17:15)
  12. Pse, çfarë dhe si të posedoni të dhënat tuaja: Jos Poortvliet (17:15 – 17:45)

Dita e Dytë në RIT Kosovo (Dhoma e Mësuesve në AUK)

  1. FLOSS GIS për ndërtimin e sisteve të planifikimit: Besfort Guri (11:00 – 11:25)
  2. Zhvillimi i aplikacioneve mobile (Android + Java): Kostaq Cipo (11:30 – 11:55)
  3. Dizenjimi i VFX Studio me softuer të lirë: Zlatko Trajcheski (12:00 – 12:25)
  4. Përdorimi i teknologjisë së hapur për impakt social: Blinera Meta (13:30 – 13:55)
  5. Privatësia e Librarive, Anonimiteti, DRM-ja: Dimitar Poposki (14:00 – 14:25)
  6. Zemër, i mësova kompjuterit të filtrojë spamin: Bhagyashree Padalkar (14:30 – 14:55)
  7. Çfarë është Wikideta?: Andy Mabbet (15:00 – 15:25)
  8. Si të përdori softuerin e lirë për efikasitet: Thomas Levine (15:45 – 16:15)
  9. Hakerspace juaj lokal: altin Ukshini (16:15 – 16:45)
  10. Përdorimi i Seleniumit në testime të uebit: Bashkim Shala (16:45 – 17:15)
  11. Wiki dashuron projektet e hartave: Redon Skikuli (17:15 – 17:30)
  12. Gjërat e Internetit: Rustam Mehmandarov (17:30 – 17:45)

Dita e Dytë në RIT Kosovo (Laboratori i Kompjuterave)

  1. Migimi i LibreOffice në administratën publike: Italo Vignoli (11:00 – 12:30)
  2. Mjetet e zhvilluesve të Firefox: Giannis Konstantinidis (13:30 – 14:25)
  3. Mësimi i databazave grafike me Panama Papers: Nick Doiron (14:30 – 15:30)
  4. Prezantim i kontributit jo teknik në FLOSS: Bhagyashree & Jona (15:45 – 16:25)

Dita e Tretë në ICK

  1. Shpërndarja e zhvillimit të ueb aplikacioneve me Docker: Dashamir Hoxha (10:00 – 10:55)
  2. Krijimi i lojërave me Godot: Alket Rexhepi (11:00 – 12:30)
  3. Programim funksional me Javascript dhe Ramda.js: Endrit Bytyqi (15:30 – 17:00)
  4. WebRTC nga zero në hero: Gabriel Micko (13:00 – 15:30)

Dita e tretë në Prishtina HackerSpace

  1. Impakti i harduerit dhe softuerit në eksperiencat e konsumatorëve: Peter Corbet (11:00 – 11:55)
  2. Elektronika 101: Dren Imeraj (13:00 – 14:00)
  3. Përdorimi i paisjeve të laboratorëve: Dren Imeraj (14:30 – 15:30)
  4. Baza e dizajnit të harduerit: Dren Imeraj (16:00 – 16:30)

Konferenca organizohet nga Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) e themeluar më 22 Mars 2009 për të mbështetur, promovuar dhe zhvilluar nismat e softuerit me burim të hapur në mbarë trevat shqipfolëse.

Vetë konferenca do të mbahet në RIT Kosovo pranë AUK ndërsa workshopet do të organizohen në Qendrën e Inovacionit në Kosovë dhe Prishtina Hackerspace. Të interesuarit mund të regjistrohen për secilin prej workshopeve individuale përmes uebfaqes në SFK ndërsa vetëm njëherë për konferencën e ditës së Shtune.

SFK 2016 vjen me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Fondacionit IPKO, Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Loging Electronics. (PCWorld Albanian)

Hap dyert në Prishtinë edicioni i 7-të i Software Freedom Kosova në datat 21-23 Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)