Hakohet shërbimi i sinkronizimit, Opera ndryshon fjalëkalimet

Publikuar më: 27-08-2016

screenshot-2016-08-27-13-24-19Opera, ka rivendosur fjalëkalimet e përdoruesve për një nga shërbimet e kompanisë pasi serverat ishin thyer nga hakerat këtë javë.

Kompania zbuloi se sulmuesit kishin arritur të hakonin Opera Sync, një shërbim që i lejon përdoruesit të sinkronizojnë të dhënat e shfletuesit të tyre nëpërmjet platformave të ndryshime. Opera është duke hetuar incidentin, por beson se sulmi ka qenë i suksesshëm ku janë vjedhur emra përdoruesish dhe fjalëkalime të shumta.

Opera numëron 350 milion përdorues në produktet dhe shërbimet e saj, por thotë se një porcion i vogël përdorin shërbimin e sinkronizimin. Muajin e kaluar numëroheshin afro 1.7 milion përdorues të shërbimit të sinkronizimit. Kompania ka rivendosur të gjithë fjalëkalimet duke ua dërguar përmes postës elektronike të gjithë përdoruesve të regjistruar. (PCWorld Albanian)

Hakohet shërbimi i sinkronizimit, Opera ndryshon fjalëkalimet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)