Hakohet rrjeti i argëtimit për të rritur FriendFinder, ekspozohen të dhënat e 412 milion llogarive

Publikuar më: 14-11-2016

img_2709Kredencialet dhe të dhënat e mëse 412 milion llogarive të rrjetit për të rritur FriendFinder Networks janë ekspozuar sipas LeakedSource, një uebsajt i cili gjurmon thyerjet e sigurisë.

Uebsajtet e prekura janë adultfriendfinder.com i cili thuhet të jetë “komuniteti më i madh në botë i seksit dhe argëtimit.” Të dhënat e plot 339.7 milion përdoruesve u publikuan ditën e Dielë tha LeakedSource.

Të tjera sajte të rrjetit gjithashtu u preken. U publikuan informacionet e 62.6 milion llogarive të cams.com, 7 milion të penthouse.com, 1.4 milion të stripshow.com, 1 milion të icams.com dhe afro 35,372 nga një uebsajt i panjohur.

Hulumtuesit raportuan se hakimi ka ndodhur gjatë muajit Tetor në rrjetin mëmë të Friendfinder. Pavarësisht se rrjeti refuzoi të komentonte ngjarjen kishte konfirmuar për ZDNet ekzistencën dhe riparimin e një problemi sigurie. (PCWorld Albanian)

Hakohet rrjeti i argëtimit për të rritur FriendFinder, ekspozohen të dhënat e 412 milion llogarive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)