Hakohet posta elektronike e shefit të CIA-s. WikiLeaks publikon gjashtë dokumente të klasifikuara

Publikuar më: 22-10-2015

CIA Director John Brennan Speaks At The Council On Foreign RelationsWikiLeaks ditën e sotme e ka filluar me një deklaratë bombastike ku tha se zotëron dokumente orgjinën të cilat e kanë nga posta elektronike private e drejtorit të Agjensisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), John Brennan.

Në këtë moment që po shkruajmë këtë artikull janë publikuar plot gjashtë dokumente online. Autenticiteti i dokumenteve mbetet për tu verifikuar.

Një nga këto dokumente besohet të jetë një draft me emërtimin e koduar SF86 e shefit të CIA-s. Ky dokument përdoret për të përcaktuar kandidatët potencial që do të marrin informacione dhe të dhëna të klasifikuara. Miliona dokumente të tilla ka qenë shënjetër e disa sulmeve kibernitike burimin të cilët dyshohet se e kanë nga Kina në fillim të këtij viti.

Nuk dihet nëse drafti SF86 i Brennan është i klasifikuar ose jo, por një gjë është e sigurtë se bart informacione të shumta personale rreth shefit të CIA-s.

Wired në fillim të kësaj jave raportoi për një hakim të mundshëm të postës elektronike personale AOL të shefit të CIA-s. Hakimi mendohet të jetë arritur përmes shfrytëzimit të disa teknikave të manipulimit(Social Engineering). Hakerat arritën të aksesonin dokumente zyrtare të qeverisë të cilat ishin ruajtur në llogarinë e Brennan. Shefi ekzekutiv i kishte ridërguar mesazhet elektronike nga posta elekronike e punës në atë personale.

John Brennan erdhi në krye të CIA-s në Nëntor të 2012 pa shkarkimit të David Patraeus i cili po ashtu kishte ruajtur informacione të klasifikuara në draftin e tij në Gmail. Patraeus i shpëtoi burgut duke paguar 100,000 dollar gjobë. (PCWorld Albanian)

Hakohet posta elektronike e shefit të CIA-s. WikiLeaks publikon gjashtë dokumente të klasifikuara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)