Hakohet llogaria në Twitter e Martin Shkrelit, shqiptarit më të urryer në planet

Publikuar më: 21-12-2015

BN-LT493_1217fi_P_20151217135439Është hakuar llogaria në Twitter e shqiptarit më të urryer në planet, shefit ekzekutiv të Turing Pharmaceuticals, Martin Shkreli. Të dielën Martin Shkreli humbi kontrollin mbi llogarinë e tij ku ditë më parë ai shkruante se ishte i pafajshëm raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

“U hakua”, shprehej një zëdhënës i ekzekutivit me origjinë shqiptare duke cituar se po punonin me rrjetin social për të gjetur një zgjidhje të situatës.

Martin Shkreli u bë i njohur kur në shtator pasi mori nën posedim liçensën e një ilaçi përdorur gjerësisht kundër sëmundjes së AIDS, rriti çmimin nga 13.50 dollar në 750 dollar.

Autoritetet amerikane e arrestuan ditën e enjte nën akuzën e përdorimit të skemës Ponzi dhe formave të tjera të mashtrimit në bizneset e tij. Të Premten ai njoftoi dorëheqjen nga pozita e shefit ekzekutiv të Turing Pharmaceuticals në një betejë për të kërkuar pafajësinë e pretenduar. Dënimi maksimal që ai mund të ballafaqohet nga këto akuza nëse shpallet fajtor është 20 vite burgim. (PCWorld Albanian)

Hakohet llogaria në Twitter e Martin Shkrelit, shqiptarit më të urryer në planet
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)