Lajmet

Hakohet Linux Mint. Sulmuesit zëvendësojnë ISO-t e sistemit operativ me një version të hakuar

Feb 22 2016
0 Shpërndarje
Hakohet Linux Mint. Sulmuesit zëvendësojnë ISO-t e sistemit operativ me një version të hakuar

linux-mint-17-background-100594989-largeNëse keni shkarkuar Linux Mint ditën e Shtunë me shumë gjasa keni shkarkuar një version të hakuar të sistemit operativ.

Sipas një postimi në blogun e Linux Mint, hakerat kanë arritur të marrin nën kontroll uebfaqe duke bërë ndrysime direkt në lidhjet e shkarkimit dhe kështu përdoruesit mund të kenë aktualisht në duar një kopje të Linux Mint që përmban një “backdoor”.

Sipas Linux Mint, vetëm versioni 17.3 Cinnamon është prekur nga hakerat. Aktualisht uebfaqja e sistemit operativ është jashtë funksioni dhe ekipi po përpiqet për ta siguruar dhe rikthyer online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>