Hakohet LastPass! Shpëtojnë fjalëkalimet e përdoruesve

Publikuar më: 16-06-2015

lastpass-100565076-galleryPërdoruesit e LastPass do të paralajmërohen për ndryshimin e fjalëkalimeve të tyre si rezultat i hakimit të këtij shërbimi të premtën e javës që lamë pas.

Kompania e bëri publik këtë thyerje të sigurisë ditën e hëne pas një hetimi për një aktivitet të dyshimtë brenda serverave. Sipas LastPass, nuk u zbulua asnjë kompromentim i mundshëm i të dhënave të përdoruesit.

Por duke qenë se LastPass përdor autentikim në dy hapa, aksesimi i llogarive me anë të informacionit që mund të jetë vjedhur është pothuajse i pamundur nga një paisje apo IP adresë e re.

LastPass është shërbimi i cili ruan fjalëkalimet nga uebfaqe të shumta ku përdoruesit mund të shfrytëzojnë llogarinë e LastPass për të aksesuar ato më pas pa qenë nevoja e vendosjes së kredencialeve manualisht.

Kjo është hera e parë që LastPass hakohet, sepse e fundit ishte ajo e vitit 2011 ku kompania u përball me një thyerje të rëndë të sigurisë. Që atëherë kompania fortifikoi edhe mëtej mbrojtjen. (PCWorld Albanian)

Hakohet LastPass! Shpëtojnë fjalëkalimet e përdoruesve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)