Lajmet

Hakohet Google Pixel në vetëm 60 sekonda

Nov 12 2016
0 Shpërndarje
Hakohet Google Pixel në vetëm 60 sekonda

google-pixel-phone-hackedSmartphone-i i ri Android i debutuar nga Google vetëm para pak muajsh është hakuar nga hakerat kinezë në më pak se një minutë.

Smarphone-i u hackua nga një skuadër kapelash të bardha nga Qihoo 360, në konkursin për hack-in PwnFest 2016 në Seoul. Skuadra Qihoo 360 demonstroi një dëshmi konceptit të shfrytëzimit që përdorte një dobësi zero-day në mënyrë që të arrinte të ekzekutonte kod nga jashtë në smartphone-in shënjestër.

Shfrytëzimi më pas hapi Google Play Store në smartphone-in Pixel para se të hapte Google Chrome dhe të paraqiste një faqe që lexonte “Pwned By 360 Alpha Team,” raporton the Reg media.

Qihoo 360 fitoi $120,000 para në dorë për këtë hack. Google do të punojë tani që ta arnojë dobësinë.

Përveç Google Pixel, Microsoft Edge në Windows 10 gjithashtu u hackua në konkursin për hacking PwnFest.

Së bashku me hack-erin JH, skuadra kineze Pangu e thyerjes të iPhone, e cila liroi thyerje të iOS që vlejnë miliona dollarë falas, zbuluan një shfrytëzim në Safari që përdor një të metë zero-day të privilegjeve, duke i dhënë hyrje rrënjë në shfletuesin e përditësuar të Apple në MacOS Sierra në vetëm 20 sekonda. Ky shfrytëzim i fitoi skuadrës $80,000.

Skuadra Qihoo 360 gjithashtu hackoi Adobe Flash me një kombinim të një dobësie të vjetër zero-daz dhe një të mete në kernel të win32k, për të fituar një çmim prej $120,000.

Detajet e të gjitha shfrytëzimeve do të raportohen në kompanitë përkatëse, kështu që ato të munden të arnojnë softuerin e tyre para se kapelat e zeza ta përdorin për qëllime keqdashëse.

Skuadra Qihoo 360 doli nga konkursi me një çmim total prej $520,00. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>