Hakimi i shërbimit cloud Dropbox në 2012-tën ka prekur 68 milion llogari

Publikuar më: 01-09-2016

adobe_dropbox_ipad-3Dropbox me shpejtësi paralajmëroi përdoruesit javën e kaluar të ndryshonin fjalëkalimet e tyre nëse llogaritë datonin para mesit të 2012-tës. Arsyeja e vërtetë është se shërbimi cloud përjetoi një thyerje të të dhënave që thuhet të ketë prekur 28 milion llogari të kompromentuar gjatë që ndodhi afërsisht 4 vite më parë.

Kompania ka pranuar më parë se është goditur nga një sulm por vetëm tani po del në dritë madhësia e vërtetë e këtij operacioni.

Faqja e teknologjisë Motherboard raporton se ka siguruar skedarë, në total 5GB madhësi, të cilët përmbanin adresa e-mail dhe fjalëkalime “hashed” për 68,680,741 përdorues të Dropbox. Një zyrtar i lartë i Dropbox kishte konfirmuar, edhe pse jo zyrtarisht, se të dhënat ishin legjitime.

Sulmi u konfirmua më vonë nga eksperti australian i sigurisë Troy Hunt – njeriu prapa haveIbeenpwned.com – i cili pretendoi se ka shikuar të dhënat. Pasi ka bëtë testet e tij, ai tha “Nuk ka dyshim se thyerja e të dhënave përmban fjalëkalime legjitime të Dropbox.”

Hunt thotë se Dropbox e ka përballuar këtë shumë mirë duke i nisur të gjithë të prekurve e-mail dhe duke forcuar rivendosjen e fjalëkalimive në një kohë të arsyeshme.

Një zëdhënës i Dropbox tha: “Ne mund të komfirmojmë se duke u bazuar në informacionet tona, numri i të prekurve është në shifrat e 60+ milionëve.” (PCWorld Albanian)

Hakimi i shërbimit cloud Dropbox në 2012-tën ka prekur 68 milion llogari
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)