Hakimi i harduerit mposht sigurinë e fjalëkalimeve të Apple

Publikuar më: 20-09-2016

_91299097_gettyimages-156439810Një shkencëtar kompjuteri në Universitetin e Kembrixhit klonoi çipet e memories së iPhone, dhe doli në përfundimin se mund të vendose një numër fjalëkalimesh të pafund në tentativë për të mësuar këtë të fundit.

Ky kërkim bie në kundërshtim me deklaratën e FBI-së se kjo zgjidhje nuk do të funksiononte.

FBI tentoi të hakonte iPhone 5C e antentatorëve të San Bernardinos. Ato besonin se në të kishte informacione rreth bashkëpunëtorëve, por sistemi i sigurisë i ndalonte që të hynin lehtësisht.

Agjencia i bëri presion Apple që ti jepte një softuer backdoor për të hyrë në telefon, dhe, kur ato refuzuan, agjencia pagoi 1 milion dollar një firme sigurie për të marrë të dhënat nga telefoni.

Tani, Dr Sergei Skorobogatov, nga laboratori i kompjuterëve në Universitetin e Kembrixhit, ka shpenzuar katër muaj duke ndërtuar një mjet i cili shfrytëzon dobësitë e fjalëkalimeve të iPhone 5C.

Ai hoqi një çip NAND nga një iPhone 5C – sistemi kryesor i ruajtjes të memories në shumë pajisje të Apple. Më pas analizoi se si komunikon sistemi i memories me telefonin që ai të mund të klononte çipin.

Telefoni i shënjestruar u modifikua në mënyrë që çipi NAND të mund të zëvendësohej lehtësisht. Në video, Dr Skorobogatov demonstroi bllokimin e iPhone 5C teksa provonte shumë kombinime fjalëkalimesh të pasakta.

Ai pastaj hoqi çipin NAND dhe e zëvendësoi me një të ri, me zero tentativa të fjalëkalimit, që ta lejonte atë të provonte më shumë kombinime.

Në këtë mënyrë ai mund të provojë sa kombinime që të dojë  dhe ta përsërisë procesin deri sa të gjejë fjalëkalimin e saktë.

Ai tha se për të gjetur një kod katër shifror duhen afërsisht 40 orë punë, ndërsa për një kod 6 shifror qindra orë. Apple ende nuk ka komentuar mbi kërkimin e Dr Skorobogatov. (PCWorld Albanian)

Hakimi i harduerit mposht sigurinë e fjalëkalimeve të Apple
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)