Hakeri nga Kosova bashkëpunon me ISIS. Vjedh informacionet e 1,351 zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe qeverisë amerikane

Publikuar më: 16-10-2015

151016070220-ardit-ferizi-medium-plus-169Autoritetet federale amerikane kanë arrestuar një haker në Malajzi i cili akuzohet për vjedhjen informacioneve rreth identitetit të 1,300 punojësve të ushtrisë dhe qeverisë amerikane.

Djaloshi 20 vjeçar quhet Ardit Ferizi dhe është shqiptar nga Kosova zbuluan autoritetet amerikane. Zyrtarët thanë se hakeri nga Kosova identifikohej në internet me pseudonimin “Th3Dir3ctorY’’ duke shtuar se është lideri i një grupi hakerash me emërtimin Kosova Hacker’s Security.

Ardit Ferizi kishte arritur të hakonte sistemin e një korporate dhe objektivi i tij ishin emra dhe informacione të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe ushtrisë amerikane. Informacionet e vjedhura ishin dorëzuar hakerit të njohur të shtetit Islamik ISIS i cili u vra në muajin Gusht nga sulmet ajrore amerikane, Junaid Hussein, raporton The Wall Street Journal.

Autoritetet amerikane shtuan se ky ishte rasti i parë i evidentuar ku një haker i huaj bashkëpunonte me shtetin islamik për të shënjestruar të dhënat e qytetarëve amerikanë.

Ardit Ferizi kishte mbërritur në Malajzi në muajin Gusht ku do të studionte për Shkenca Kompjuterike në një kolegj lokal. Autoritet kanë bërë kërkesën e ekstradimit në SHBA ku dhe djaloshi kosovar do të përballet me akuzat e mbështetjes së shtetit islamik, akses të pa autorizuar në një kompjuter dhe vjedhje të informacioneve të identitetit.

Objekt i sulmeve të tij kishte qenë një server i një distributori online në internet. Të dhënat e mbi 100,000 qytetarëve amerikanë kanë qenë në duart e tij ku 1,351 ishin anëtarë të ushtrisë dhe zyrtarë të lartë shtetëror.

Përpara se të bashkohej me ISIS, Ferizi kishte një reputacion të një hakeri të mirëfilltë. Së bashku me grupin e tij të hakerave kishin arritur të hakonin mbi 20,000 uebfaqe kryesisht nga Serbia. Në 2012 ai kishte arritur të hakonte uebfaqen e Interpol dhe domeinet e IBM-së.

Hakeri nga Kosova bashkëpunon me ISIS. Vjedh informacionet e 1,351 zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe qeverisë amerikane
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)