Hakerët shqiptarë sërish në aksion

Publikuar më: 06-08-2012
Share

Grupi i hakerëve shqiptarë të njohur me nofkën Alboz Hacker Group kanë hakuar Ueb faqen e Federatës së Gjimnastikës së Serbisë.

Në faqen zyrtare të kësaj federate (http://www.gssrb.rs/) në sfond shfaqet shqiponja me mbishkrimin Republic of Kosova.

Poashtu në këtë faqe hakerët shqiptarë kanë shkruar edhe emrin e grupit të cilit i takojnë “Alboz Hacker Group.” Në mes të saj poashtu është shfaqur edhe porosia Hacked by Gjenerali.

Faqja e Federatës së Gjimnastikës së Serbisë ende nuk është në funksion pas këtij sulmi. Kohëve të fundit kemi parë shumë sulme dhe kundërsulme si nga ana e hakerëve shqiptarë ashtu edhe atyre serb, ku janë sulmuar dhe hakuar Ueb faqe madje edhe të niveleve më të larta si Ministrive etj. (PCWorld Albanian)

Share
Hakerët shqiptarë sërish në aksion
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

3 Responses to Hakerët shqiptarë sërish në aksion

  1. fff says:

    Do jene frymezuar nga sukset sportive tonat dhe te Kosoves, keta hakeart Alboz? Shkoni mer punoni token, kete beni

  2. rrota says:

    Veq mos ta thejne WebFaqen e Qobanve te serbise se na marrin ne qafe.

  3. mos vet bre says:

    PCworld, eshte shendru ne zone-h, per cdo pordh te ndonje fmijaqi ne ndonje web serb, po publikon artikull. E kuptoj te shkruani per KHG, kur ben ndonje sulm, sepse keto nuk sulmojn cfardo faqe te thjesht, por per keto anonimusa ne boten e internetit se kuptoj. Aq me shum e aq me pak kur shihet qart, se perdorin edhe logon e kopjuar nga KHG, qe menjher me asocon ne ate se keta kan idol KHG si grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>