Hakerët kompromentojnë një Jeep Cherokee. Arritën ta aksidentojnë nga 10 milje larg

Publikuar më: 22-07-2015

Jeep-Cherokee-2_jp_2519063bHakerat morën kontrollin e një makine dhe e aksidentuan atë duke frenuar  në mes të rrugës nga 10 milje larg.

Është thyerja e parë e sigurisë së këtij lloji ku ekspertët morën nën komandë motorin e makinës dhe frenuan në një model Jeep Cherokee duke e devijuar edhe nga rruga.

Hakerët amerikanë thanë se për këtë kanë përdorur vetëm një laptop dhe telefon mobil për të aksesuar sistemet kompjuterike në bord të Jeep-it përmes një lidhje interneti wireless.

Këto ekspertë sigurie shkojnë më tutje duke pretenduar se afro 470,000 makina ndërtuar nga Fiat Chrysler mund të gjenden në rrezik sulmi të ngjashëm.

Thyerja e sigurisë së automjetit u realizua nga hulumtuesit e sigurisë Charlie Miller, ish punojës i NSA-së dhe Chris Valasek. Ata punuan së bashku me Andy Greenberg, një editor i portalit teknologjik Wired i cili drejtoi automjetin Jeep Cherokee.

Ai e përshkroi këtë eksperiencë si tejet të frikshme. Momenti më rrëqethës ishte kur ai nuk pati më kontroll mbi frenat duke lënë në drejtim të lirë një automjet 2 tonësh.

Por ky hakim jo vetëm që mund të marrë kontrollin e makinës por është në gjëndje edhe të përgjojë sistemin e pozicionimit global, GPS, duke gjurmuar koordinatat.

Fiat Chrysler tani po vihet në presion të lartë për të përditësuar softuerin e sistemeve kompjuterike të makinës sa më parë që të jetë e mundur. Kompania tha se e vlerësonte së shumti kontributin e ekspertëve të sigurisë në zbulimin e dobësive të cilat mund të rezultojnë fatale si në rastin e lartpërmendur. (PCWorld Albanian)

Hakerët kompromentojnë një Jeep Cherokee. Arritën ta aksidentojnë nga 10 milje larg
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)