Hakerët hakojnë botnetin Dridex dhe zëvendësojnë maluerin me një antivirus

Publikuar më: 06-02-2016

avira_antivirus_logo-930x488Një pjesë e bonetit Dridex mund të jetë hakuar raportoi firma gjermane e sigurisë Avira. Ndërsa çudia e vërtetë është mënyra sesi po sillet aktualisht ky botnet i cili në vend që të dërgojë maluerë tek përdoruesit ai po dërgon një kopje të versionit falas të antiviruesit të Avira.

Për ata që nuk kanë dijeni, një botnet është një grup kompjuterash të internet të lidhur me njëri tjetrin dhe që përdoren në të shumtën e rasteve për të dërguar maluerë dhe spam. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur po këto rrjete kompjuterash janë përdorur për të lançuar sulme DDoS.

Botneti Dridex tani nuk po u shërben më maluerëve por softuerëve të sigurisë. Pasi përdoruesit hapin dokumentin në Word shkakuar automatikisht, ai shkarkon një version të verifikuar të Avira në vend të maluerëve.

Besohet se një haker mund të ketë ndërhyrë në serverat e infektuar duke zëvendësuar maluerin me Aviran. Me shumë gjasa historinë e vërtetë të kësaj nuk kemi për ta mësuar kurrë. (PCWorld Albanian)

Hakerët hakojnë botnetin Dridex dhe zëvendësojnë maluerin me një antivirus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)