Lajmet

Hakerat Rusë zhvillojnë trojanin Komplex, shënjestrojnë industrinë hapësinore

Sep 27 2016
0 Shpërndarje
Hakerat Rusë zhvillojnë trojanin Komplex, shënjestrojnë industrinë hapësinore

sofacy_1-100684467-largeHulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një maluer të ri në Mac OS X i cili vë në shënjestër industrinë e hapësinore.

Trojani i quajtur, Komplex, mund të shkarkohet, ekzekutohet dhe të fshijë të dhëna nga kompjuterat Mac të infektuar raportoi firma e sigurisë Palo Alto Networks.

Dyshohet se janë hakerat të cilët vodhën informacionet nga Komiteti Demokratik Kombëtar (DNC) ata që kanë zhvilluar maluerin në fjalë. Trojani shfrytëzon disa teknika të inxhinierisë sociale dhe dobësi në softuerin e sigurisë MacKeeper për të fitur qasje mbi sistemet kompjuterike.

Besohet se janë grupet e hakerave “Sofacy,” “Pawn Storm” dhe “Fancy Bear” të cilët hakuan e-mail-et e anëtarëve të DNC në mesin e tyre edhe Hilari Klintonit. Po këta hakera kanë arritur të thyejnë sigurinë e organizatave Europiane duke vjedhur informacione sekrete ushtarake përfshi edhe NATO-n.

Komplex është krijuar nga grupi Sofacy dhe gjendet i fshehur në një dokument PDF i cili ka informacione rreth industrisë hapësinore Ruse. Në momentin e hapjes së dokumentit, Trojani do të arrijë të infektojë sistemin dhe jo vetëm kompjuterat Mac por edhe ato Windows. (PCWorld Albanian)

Tags >

trojan
Lajmet e fundit>