Hakerat Rusë sulmojnë Agjensinë Botërore të Anti-Dopingut, zbulojnë të dhëna sekrete

Publikuar më: 14-09-2016

gettyimages-588557992Agjencia Botërore Anti-Dopingut ka kritikuar ashpër një grup hakerash Rusë për zbulimin skedarëve të fshehtë mjekësor të atletëve Olimpik të SHBA-ve.

Atletët e prekur janë lojtaret e tenisit Venus dhe Serena Williams dhe gjimnastja Simone Biles. Një grup që e quan veten “Fancy Bears” ka marrë përgjegjësi për hakimin e databazës së Agjensisë Botërore Anti-Doping (Wada).

Wada tha në një deklaratë se sulmi kibernetik ishte një përpjekje për nënvlerësuar sistemin global anti doping.

Zëdhënësi i qeverisë Ruse Dmitry Peskoy tha se Kremlini apo shërbimet sekrete nuk kanë të bëjnë me këtë hakim, raportuan agjencitë e lajmeve Ruse.

Haker-at hynë në regjistrat që detajonin “Përjashtimet për përdorim tereapik”, të cilat lejonin substanca të ndaluara të përdoreshin për shkak të nevojave mjekësore të verifikuara.

“Le të jetë e njohur se këto akte kriminale janë duke kompromentuar shumë përpjekjet e komunitetit global anti doping për të rivendosur besimin në Rusinë,”  u shpreh drejtuesi i lartë i Wada, Olivier Niggli.

Hakerat Rusë sulmojnë Agjensinë Botërore të Anti-Dopingut, zbulojnë të dhëna sekrete
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)