Hakerat Rus fshihen pas sulmit ndaj Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në SHBA raporton ThreatConnect

Publikuar më: 28-07-2016

4056Guccifer 2.0, hakeri i cili fshihet pas publikimit të e-mail-eve të Partisë Demokratike në SHBA, nuk është një individ i vetëm por një grup kriminelësh kibernetik nga Rusia të cilët kanë sulmuar në të kaluarën jo vetëm Shtëpinë e Bardhë por edhe Bundestagun Gjerman shkruante një firmë e sigurisë kibernetike.

ThreatConnect publikoi një raport të detajuar duke përdorur të dhënat e saj dhe të rivalëve CrowdStrike, Mandiant dhe Fidelis. Me emrat e koduar Fancy Bear dhe Cozy Bear, anëtarët e këtij grupi kishin sulmuar Bundestagun në Maj dhe rrjetin televiziv francez TV5 Monde. CrowdStrike shkruante se Cozy Bear, njëri prej hakerave të grupit, kishte gërmuar brenda Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Hakimi i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike po hetohet nga FBI-ja pas publikimit të e-mail-eve nga Guccifer 2.0 i cili shkaktoi shqetësim të madh në rradhët e Partisë. Debbie Wasserman Schultz, shef i Komitetit, kishte dhënë dorëheqjen pasi e-mail-et zbulonin se kishte favorizuar Hillary Clinton në kurriz të Bernie Sanders.

ThreatConnect raporton se personi i cili kishte dhënë informacionet me emrin Guccifer 2.0 nuk ishte një haker. Ai kishte kontaktuar gjatë muajit Qershor përmes rrjetit social Twitter me Kevin Collier, një gazetar pranë Vocativ për ti ofruar të dhënat e përvetësuara nga anëtarët e Komitetit.

Collier tha se diçka e çuditshme po ndodhte sepse e-mail-i i marrë nga ana e tij vinte nga shërbimi AOL në Francë dhe ky shërbim ishte kaq i pasigurtë saqë barte edhe iP adresën e dërguesit. Dërguesi kishte përdorur një proxy Rus. Guccifer 2.0 ashtu si paraardhësi pretendon të jetë nga Rumania por që vazhdimisht kishte komunikuar me gazetarë rus në gjuhën e tyre.

Toni Gidwani i Threat Connect sugjeronte se nuk është Guccifer 2.0 ai që kishte thyer sigurinë e Komitetit. “Ne i kemi drejtuar sytë drejt një individi i cili nuk ka kredibilitetin e duhur teknik për të realizuar sulme kaq të sofistikuara.” (PCWorld Albanian)

Hakerat Rus fshihen pas sulmit ndaj Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në SHBA raporton ThreatConnect
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)